Fillojnë tragjeditë: Në Gjermani zhduket 12 vjeçarja- azilkërkuese nga Kosova!

0
753

Polizei

Me valën e refugjatëve nga Kosova fillojnë edhe tragjeditë e para. Kështu, siç ka njoftuar policia gjermnane sot është zhdukur një vajzë 12 vjeçare e cila banonte në Ostönnen të Landit NRW dhe ka prejardhen nga nga Kosova.

Ajo së bashku me familjen e saj në Gjermani ka ardhur vetëm disa muaj më parë dhe ajo e familja e saj janë azilkërkues në këtë qytezë gjermane Përveç kësaj, ajo është përshkruar edhe si ankth. Të enjten në mëngjes, vajza shkoi në shkollë si zakonisht në shkollën e mesme “Pauli” ndërsa kur babai i saj po e priste rreth 12:30 ajo nuk u shfaq gjëkundi transmeton Gazeta Blic.

Vajza është rreth 1,30 metra e gjatë, ka flokë të zeza dhe sy ngjyrë kafe. Ajo ka të veshur pantallona blu, një xhaketë gri (jo xhaketë dimri) dhe atlete gri.

Policia dhe banorët e këtij lokacioni janë duke e kërkuar 12 vjeçaren nga Kosova. Policia dhe agjensitë gjermane të lajmeve janë duke apeluar për ndihmën në kërkimin e vajzës nga Kosova identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu