Fillon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Isa Mustafës!

0
770

Isa i mustafes

Pikërisht në 26 vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ardhur një kërkesë për shkarkimin e kryetarit aktual të kësaj partie, Isa Mustafa. Bëhet fjalë për nëndegën më të madhe të Gjilanit, pra për nëndegën e Dobërçanit.

Në një njoftim që e kanë lëshuar për medie, thuhet se kjo nëndegë tashmë ka mbledhur 150 nënshkrime, dhe do të vazhdoj për mbledhjen e mëtutjeshme të nënshkrimeve për shkarkimin e Isa Mustafës.

Si arsyetim për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve, thuhet të jetë vendimi i Isa Mustafës për të hyrë në bashkëqeverisje me PDK-në, që si pasojë pati shkatërrimin e mëtutjeshëm të LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Ky është reagimi i plotë i kësaj nëndege të LDK-së:

Duke e pare se Isa Mustafa perveq shkaterrimit te LDK-es, po e shkaterron e venin tone, duke i sherby me devotshemeri klanit PRONTO, ne shume antare te LDK nga fshati Doberçan, kerkojmë doreheqjen e Isa Mustafes dhe argateve te PRONTOS nga LDK-ja. Shpalljen e zgjedhjeve te jashtzakonshme ne parti, ne menyre qe ta pastrojme LDK-en nga sherbyesit e SHIKU-ut.

Njekohesisht kerkojme nga te gjithe antarsia e sinqerte patriote-Rugoviane, ta ngrisin zanin ne keto momente te veshtira per venin tone .

Ky eshte alarmi i fundit per te gjithe hyzmeqaret e PRONTOS, qe jane brenda LDK-es.

Akoma nuk kan vdeke ushtaret e vertete te Rugoves, ata jane gjalle edhe te forte!

p.s Deri tani kemi mbledhur 150 nenshkrime, do te vazhdojme te mbledhim sa ma shume nenshkrime, pastaj do t’ia prezentojme mediave dhe do ti deponojme ne degen e LDK-es ne Gjilan.

LDK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu