Fillon verifikimi i Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së

0
618

Komisioni shtetëror për verifikimin e listave të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gati t’ia nisë punës në terren. Udhëheqësi i këtij komisioni do të jetë ish- komandanti i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Azem Syla, i njohur si “Daja”.

Udhëheqësi i Zyrës për Çështje të Veteranëve të Luftës, në kuadër të Zyrës së kryeministrit (ZKM), Faik Fazliu, ka thënë për të përditshmen “Epokën e Re” se “Daja” në krye të këtij komisioni është zgjedhur nga anëtarët e po këtij komisioni.

Ai ka bërë me dije se ky komision tani është plotësuar dhe së shpejti do të filloj punën në terren.

“Qëllimi i këtij komisioni shtetëror është t’i verifikojë dhe t’i përfundojë listat e veteraneve, invalidëve dhe të dëshmorëve të rënë gjatë luftës së UÇK-së”, ka thënë Fazliu.

Sipas tij, tani ky komision do të hartoj rregulloren e punës, pastaj do t’i përcaktoj kriteret e klasifikimit të këtyre kategorive.

“Tani Komisioni pritet të caktoj edhe rregulloren e vetë të punës dhe t’i formoj komisionet zonale për të filluar punën në terren. Varësisht prej punës në terren do të varen edhe rezultatet e këtij komisioni. Por unë besoj se rezultatet do të dalin brenda një periudhe të shpejt”, ka thënë ai.

Ndërkaq lidhur me kriteret dhe metodologjinë mbi bazën e të cilëve do t’u njihet statusi këtyre kategorive, Fazliu ka thënë se këto janë çështje që ky komision do të vendos së shpejti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu