Filozofi e logjikës së shëmtuar, të nderuar deputet, ku na qon… ?

0
837

Mustafe Krasniqi

(Deputet apo rrugaçë)

Për të zgjedhurit, kuvendarët e Kosovës, nga vota e popullit ishte dhe mbeti një dilemë e madhe në mes popullit se për kë kanë votuar …, për deputet a po për rr…, siç e quajnë figurativisht vetën deputetët me stilin e tyre të paraqitjes?  Megjithatë kjo pyetje me këto dilema të shtuara e të pafundme sikur na përsëritet gjithnjë pas çdo përfundimit të procesit të votimit, që në fakt nga ana e votuesve shkon me ndershmëri dhe krijon relacionin e besueshmërisë se ky popull do dhe di të jetë i kulturuar. Ndërsa në anën tjetër pas shpalljes se kush gëzon imunitetin e deputetit sikur na lind një mosbesueshmëri në mes vet deputetëve, gjë që edhe krijohet një amulli, se mos vallë këta i paska pjellë dreqi.

Fatbardhësishtë, apo fatkeqësisht këto dukuri të shëmtuara ndodhin atëherë kur tubohen deputetët në sallën e kuvendit, ku fatbardhësisht ende nuk ka kërcitur koburja,  ndonëse  edhe mund ta ketë pasur ndonjëri nga deputet në brez, por deri më tani përpos sharjes dhe grushteve nuk kemi parë edhe atë më të keqen e mundshme, e dhashë zoti që të mos ndodhë edhe kjo e shëmtuar.

Filluam nga  nëntitulli, deputet apo rrugaçë, gjë që për këtë…, etika e një gazetari nuk do ta lejoi që ta shprehte pjesën e dytë të fjalisë, mbiemrin rrugaç, mbase edhe do të ishte e rëndë për etikën e votuesve që të votuarit e saj të quhen me këtë mbiemër…. Ky siklet i gazetarëve të ndershëm dhe të paanshëm, po ashtu edhe i opinionistëve dhe analistëve i vë në pozicion të vështirë t’i rreken këtij nocioni, nocionit rrugaçë.

Deshëm apo nuk deshëm ta vëmë në skenë këtë mbiemër rrugaç, pa dashje ajo del dhe zbërthehet vet nga disa deputet të cilët me vetëdije apo pa vetëdije, me arrogancë e “krenari” fyejnë kolegu-kolegun me motiv se ai qenka rrugaç dhe të kundërtën. Me këtë gjuhë të papërfillshme disa deputet shkojnë edhe më tej në fyerjen e institucioneve të larta, si: Qeverinë, apo organet tjera të ligjshme, madje së fundit edhe gjykatën e lartë të Kosovës, pavarësisht se çfarë janë drejtuesit e saj, këta i ka zgjedhur dikush…

 

O zot…! Kush janë këta deputet që fyejnë institucionet e popullit?

 

Duke i parë interesat dhe vetit e ultë të këtyre njerëzve, na shtohej dyshimi se këta gangster kanë krijuar një logjikë se përmes dhunës, duke mos e përfillë sovranin, do ta krijojnë botën e sundimit dhe ushtrimin e karrierizmit jashtë vullnetit të sovranit. Për këtë do mend se këta me pahir kanë ardhur në pushtet, e janë zgjedhur deputet, apo duke e frikësuar dhe joshë  dhunshëm votuesin. Për këtë po na dëshmon vetë gjuha e deputetëve, si dhe po na vë në dilemë se vota nuk është shkuar aty ku duhet, mbase edhe po na vë në frikë se çdo gjë na qenka jo kushtetuese dhe e korruptuar.

Duke marrë për modalitet se si zgjidhet një deputet, apo pushtetar në vende tjera, aty ku mbizotëron arsyeja, demokracia e mirëfilltë është kjo zgjedhje se:-  Deputeti duhet të kalojë paraprakisht nëpër rishikimin e biografisë, ngritja e arsimimit, vlera dhe korrektësia e tij, sinqeriteti dhe afërsia me votuesin, pse dhe jo shqyrtimi i imtësisë familjare. Me të gjitha këto, në botën demokratike, ballafaqohet konkurruesi për deputet, madje pas të gjitha këtyre vlerësimeve konkurruesi duhet të ketë vizion për të ardhmen, programin e shfaqur te elektorati i tij. Me një fjalë, kur konkurruesi merr besimin e sovranit, që nga ky besim deputeti është në shërbim të sovranit dhe i mbrojtur nga kushtetuta e shtetit dhe për këtë kolegu-kolegun nuk e fyen, as që guxon ta fyej, sepse përballej me ligjin.

E tek ne, fatkeqësisht, kjo dukuri shpërfaqej e kundërta asaj normës demokratike nga vet deputeti, të cilët i dhënë epitete të ndryshme kolegu-kolegut, siç janë emrat: Hajn, rrugaçë, i korruptuar, titistë apo diçka çka u vije për kokë disa deputetëve, madje vejnë huti në popull se paskemi qeveri, gjygjësi, drejtësi, kulturë dhe arsimim të korruptuar, hajna, rrugaçë etj. Kjo del nga goja e deputetit dhe madje populli e bartë, rrugë me rrugë deri atje që humb vlera e çdo gjëje dhe respekti për Republikën, shtetin e Kosovës.

Kjo filozofi e logjikës së shëmtuar të nderuar Deputet ku na qon…? pikërisht kjo rrjedhë nga ju deputet dhe merr përmasa të gjëra tek njerëzit që i takojnë militantisht ikës partisë, ku fjala marr erë e përpunohej në rrugë dhe prapë kthehet te deputeti. Kurse “deputeti” fjalën e rrugës e sjellë në parlament dhe përmes mikrofonit e zgjeron dhe e bënë të plotfuqishëm nocionin rrugaçë. Megjithatë, pa fije turpi, disa deputet krenohen para foltoreve, emisioneve TV, intervistave se ka arrit që ta quan kolegun me  këto epitete të lartpërmendura, kjo filozofi e logjikës mjerane po na përcillet që  pas luftës e këtej dhe asnjëherë nuk ulet parlamenti ta diskutoi këtë ultësi të disa deputetëve, gjë që është më së e domosdoshme që të rregullohet një ligj i posaçëm për deputetin dhe sjelljet e tij individuale, apo grupore.

E me keqardhje e them se kultura e rrugës përcillet përmes deputetit dhe deputeti merret me fjalën e rrugës, atëherë nocioni rrugaçë veçse zyrtarizohet nga ata që duhet ta luftojnë këtë nocion.

 

       A duhet të ju vije turp juve…, që na katandisë?

 

Vërtet ky popull po zhgënjehet, po e paguan një haraç të pamerituar që po ia sjellin ju deputet… Më në popull ka hy nocioni rrugaçë, ka humbur besimi në çdo institucion të shtetit, e nga kush…? thjesht nga ju zotëri deputet, sepse sovrani ju ka votuar për të sjellë rend e ligj, e jo për të fyer institucione e dalë nga sovrani. Populli dhe gjaku i bijve të saj ka arritur ta krijoj shtetin, kurse ju doni ta përmbysni këtë të arritur, thjeshtë vetëm për inat dhe karrierizëm. Nga ju nuk po shohim idealizëm, zgjedhje të problemit, po vetëm luftë për karrierizëm. Kjo po shihet edhe me ngërçin që ka mbetur pezull vota e sovranit.

Në vende demokratike ngërçi politikë zgjidhet me maturi, pjekuri politike, duke e respektuar votën e sovranit. Të tillë shembull kemi Partin e Merkelit, ku për hir të sovranit bëri koalicion me partinë e dytë SPD dhe shkoi për mrekulli, sepse këtu nuk ishte në pyetje inat, apo karrierizmi, por thjesht ruajtja e votës së sovranit dhe ngritja e shtetit, këtu nuk kishim të bënim me fyerje, po vazhdohej me arsyetime, gjë që populli Gjerman asnjëherë nuk dëgjoi deputetin e saj të ketë fyer kolegun-kolegun, apo instuticionin sikur që ndodhë me deputetët e Republikës së Kosovës.

Për fund zbërthejeni këtë ngërç të nderuar deputet, sipas sovranit që ju ka dhënë besimin, e mos e katandisni dhe luani me hallet e popullit, sepse si kurrë më shumë ky popull po përballet me filozofin e logjikës së shëmtuar- për këtë nuk ua ka për borxh populli.

Ruaju o deputet….!

 

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu