
Von Weizsacker, me profesion mjek, ishte duke mbajtur ligjërata në spitalin Shlospark në Berlin kur i është afruar një burrë nga publiku dhe e ka goditur me thikë, ka deklaruar zëdhënësja e policisë.
Gjatë sulmit një person tjetër është plagosur rënd.
Pesëdhjetedy vjeçi Von Weizsacker ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa sulmuesi është arrestuar.
Pretendohet se sulmuesi ishte oficer policie, i cili në mënyrë private merrte pjesë në ligjëratë.
Rreth njëzet persona kanë dëgjuar ligjëratën në pjesën psikiatrike të spitalit, dhe disa nga ta e kanë ndaluar të dyshuarin dhe e kanë dorëzuar policisë.
Zëdhënësja ka deklaruar se policia po i heton të gjitha mundësitë, si dhe që do ta pyes familjen e Von Weizsacker a kanë pasur kërcënime në të kaluarën.
Sipas sajtit të spitalit, Von Weizsacker ishte specialist i mjekësisë interne.
Babai i tij Richard von Weizsacker ishte kryebashkiak i Berlinit prej vitit 1981 deri 1984 dhe president i Gjermanisë prej 1984 deri 1994. Ka vdekur në vitin 2015.