Fjalori i të sotmes zyrtare!

0
576

Njeriu gjatë gjithë ditës aludon në diçka. Edhe unë bëjë pjesë në atë grup dhe nuk mund t’i iku këtij fenomeni. Duke aluduar se mund të kem ndikim, shpesh kam ngritur vokalin për punët menagjeriale, me të vetmin qëllim, për të përmirësuar situatën, por mazhuranca e bënë veshin të shurdhër dhe mu për këtë nuk kemi rezultate lajf. Shumica e tyre nuk dinë të iplementojnë ligjet, rregulloret, etj., të cilat mbajnë logon e institucionit që janë të obliguar t’i respektojnë.

Edhe ditëve të vikendit vras mendjen për punëtoritë që organizojnë për trajnime, e që shumë rrallë ndodh të dalin rezultate që do të arsyetonin mjetet financiare të dedikuara për këtë gjë. Trishtohem kur dëgjojë e lexojë për elaborimin e rezultateve të arritura që publikohen apo kritikohen, kur tani shihet qartë për gënjeshtrat dhe shumë herë më duken si trangujekspozuar për treg, përmes mjeteve të informimit, për të na mbushur mendjen për rezultatet e pa kontestuara të cilat janë arritur në fusha të ndryshme.

Por më shumë probleme dalin në menagjimin, eleborimin dhe implementimin e grandeve, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Për këtë Qeveria ka nxjerr një klasë menagjerësh dhe i trajton si tru i Kosovës. Këta për të qenë në gjendje për të implementuar kanë edhe trajnime jashtë vendit, të cilat punëtori i organizojë organizatat e ndryshme joqeveritare, vetëm e vetëm për të ndihmuar stafin qeveritar që të jetë sa më okej.

Ky staf për çdo mëngjes këqyr inbuksin dhe line mundohet për të komunikuar përmes emajlave dhe shpesh kur gjen diçka të shkruar dhe që duhet për t’i dhënë përgjigje dhe përmes telefonit i tregojnë se përgjigjen po e kthejnë përmes ataqit. Pastaj ngritët dhe shikon folderët dhe fajllet, duke kërkuar dokumentet ku i ka lënë, se nga puna e ngarkuar e seancave iu kanë përzier të gjitha. Kjo është një storje e jetës së tyre.

Për çdo gjë duhet të ketë një syzhe, mirëpo syzhet më tepër dali narrative në vetën e parë, këtu është edhe qëllimi, të gjithë për mua e unë për vetën. Për të qenë më bindës duhet të jesh pompoz në dukje, që megalomanët të përuljen me delikates, të kundërtën dalin si të hendikepuar dhe askush nuk ta varr veshin. Handikapi më i madh është kur nuk ke se çfarë u thua të tjerëve, sa për të treguar se ke lëvizur, e sa? nuk është me rëndësi.

Agjenda e ngjeshur e kësaj kategorie të stafit civil dhe e udhëheqjes politike, pak po u lë hapësirë për të qenë në rrjedhë të problemeve në të gjitha fushat dhe mu për këtë në debate dalin aq të zbehtë dhe kjo bënë që të përcillet i gjithë debati me tensione të larta, sa moderatori e ka problem të ndërhyjë dhe të orientojë drejtimin e duhur. Nganjëherë moderatorin e huton edhe sivija e bashkëbiseduesit, qoftë duke e sulmuar apo duke e kursyer. Ka edhe raste kur dikush ia ka dhënë sisin përmes mesazhit me tel, për t’ia tërhequr vëmendjen, se për këtë është informuar edhe shefi.

Në orët e fundit të orarit menagjerët bëjnë disa anderllajne për akte e individ, që të kenë një pasqyrë para vetës për çdo rast. Kjo paksa i rellakson nga punët e ngarkuara dhe të ndërlikuara. Komunikojnë me tel e imella, shkruajnë mesazhe zyrtare e shoqërore, duke pritur që sa më shpejtë të vije vikendi, për një relaksim më të gjatë bashkë me familjen.

Gjatë investigimit që kam bërë, për të parë gjitha këto, që qarkullojnë dhe janë bërë jetë e përditshmërisë së zyrtarëve, këtu nuk po i marrë si shembuj qytetarët, të cilët pak kanë mundësi për të “pasuruar” gjuhën, kam ardhur në përfundim, se kjo kategori nuk është e emancipuar, nga cili do kënd që ta shikosh.

Çdo të thoshte Filip Shiroka po të dëgjonte e lexonte këtë gjuhë?!

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu