flakë marrëveshjes me Serbinë (Video/Foto

0
869

(E Plotsuar) Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë.

Aktivistët para se të mbahet një fjalim kishin vënë disa shkronja në të cilat shkruante “Marrëveshje me Serbinë” të cilat i lyen me lëngë djegëse dhe ua vënë flakën më të përfunduar aksioni.

“Kem organizuar një aksion simbolik për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së arritur. Marrëveshja legalizon strukturat ilegale të Beogradit ju ofron amnisti dhe dorasit që organizuan krime dhe spastrimin e etnik të Kosovës tashmë do të ecin të lirë dhe kjo marrëveshje shkel sovranitetin e Kosovës”, ka thënë aktivisti i VV-së Berat Lahu.

Sipas Lahut, asnjë shqiptar nuk mund të jetë mësues në veri dhe se kjo është shkelje kushtetuese dhe se “e kemi organizuar këtë aksion për t’i bërë thirrje njerëzve që të dalin në këtë protestë që legalizon kriminelët në Veri”.

“Qeveritarët e shitur po i tremben edhe më shumë këtyre protestave dhe ne në mënyrë simbolike sot jemi mbledhur për të bërë thirrje që të dalim edhe më shumë në protestat e 20 qershorit për të kundërshtuar këtë marrëveshje”, tha Lahu.

Në fund protestuesti janë shpërndarë të qetë dhe protesta ka përfunduar pa incidente.

 

Kurti: Aksione e demonstrata kundër ratifikimit

http://www.youtube.com/watch?v=AOxBoWYeay8

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa aksioneve, por edhe organizimin e demonstratave për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të rëndë dhe të keqe që nga shpallja e pavarësisë.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një konference për gazetar.

Aty zyrtarët e kësaj lëvizje kanë bërë të ditur se sonte në sheshet kryesore të 28 qyteteve do të organizohen aksione simbolike në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes.

Ndërkohë të enjten në ora 9 kur është planifikuar të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, para ndërtesës së legjislativit, Vetëvendosje ka paralajmëruar të mbajë edhe një protestë, të thirrur si gjithëpopullore.

Albin Kurti ka deklaruar se kryeministri Thaçi po e dërgon marrëveshjen për ratifikim në Kuvend vetëm për ta shpërndarë fajin me LDK-në dhe AAK-në.

“Arsyeja pse po e bjen për ratifikim këtë marrëveshje është për ta shpërnda fajin me LDK-në dhe AAK-në. Kurse është problem tjetër që ka gatishmëri për ta pranuar këtë shpërndarje faji. Por e vetmja arsye pse kjo marrëveshje po vjen në Kuvendin e Kosovës është për ta shpërnda fajin”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar dialogun me Serbinë që nga fillimi i procesit. Kurse marrëevshjet e arritura në këtë dialog i ka cilësuar si të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe funksionimin e tij. /REL/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu