“Flaken e Janarit ” se sbehin dot Titistet

0
1087

Opinion

Shume zhurme po behet keto dite ne mediat shqiptare ne Maqedoni per nje skandal gjoja te shkaktuar nga ana e SHVL te UCK te drejtuar nga z.Fazli Veliu, me rastin e manifestimit “Flaka e janarit”, dhe dhenien e dekorates Ilir Hoxhes, mirenjohje pas vdekjes per Enver Hoxhen. Siç lajmerojne mediet shqiptare se BDI qenkesh ndare ne dy krahe per shkak te ketyre qendrimeve njeri krah i majte qe qenkshin enveristet te udhehequr nga Fazli Veliu dhe krahu tjeter i djathte i udhehequr nga kryetari i komunes se Kerçoves, z. Fatmir Dehari. Mu per kete shkak komuna e Kerçoves siç thuhet eshte distancuar nga pjesmarrja e Ilir Hoxhes ne kete manifesim dhe dekorimin e “diktatorit “Hoxha. Me ne fund ngriten koke titistet e BDI (krahu i djathte)qe ne realitet kane qene te majte si ithtare te titizmit por me ndryshimin e sistemit ndryshuan drejtimin. Nuk kemi pare ne te kaluaren dhe as tani nga ky krah i vetquajtur i djathte i BDI te distancohet hapur ndaj diktatorit jugosllav Mareshal Tito, qe per gjithe mizorite ndaj shqiptareve siç jane, shtypja gjysem shekullore ne baza kombetare, pushkatimet, debimet dhe shpernguljet me dhune per ne Turqi dhe gjetke, pergjegjes ishte ai dhe sistemi i tij. Kete te vertete te hidhur nuk duan ta thone krahu i djathte i linjes titiste.Ky grup qe e identifikon veten me te djathten nuk eshte rastesisht aty ku eshte por, i mire paramenduar qe nje dite duhet te rikthehet ne pushtet e vetme pa ish-LPK -istet ne koalicionet e ardhme qeveritare si parti tjeter dhe jo si kjo qe eshte sot, me enveristet e UCK. Ky qendrimdhe reagim i hapur i ketij grupi kete radhe foli me gjuhen e Beogradit per Enver Hoxhen, foli me gjuhen e Sali Berishes dhe Edvin Rames per Enver Hoxhen. Ja perse te majtet e vleresojne figuren e Enver Hoxhes! pasi kur gjithe bota bente sehir ne shtypjen e rezistences studentore me gjak nga ana e forcave policore jugosllave ne 1981, ai mbeshteti kerkesen legjitime te shqiptareve te Kosoves per Republike. Mbeshteti levizjen atdhetare te ilegales ne Kosove dhe jashte saj. Pikerisht ne ditet e lavdise se “Flakes se Janarit” qe i kushtohet edhe renies se Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, me kete rast Enver Hoxha, merr mirenjohjen dekorate me motivacion; per mbeshtetjen qe i dha popullit shqiptar ne ishJugosllavi ne perpjekjet dhe luften e tij per liri. Per mirenjohje ne mbeshtetjen e ilegales se organizuar ate kohe ne trojet shqiptare ne radhet e se ciles militonin tre heronjte e kombit. Ish-LPK e themeluar nga keta tre heronje si Jusufi, Kadriu dhe Bardhi, u be pararoje e themelimit te mevonshem te UCK ne luften per çlirimin perfundimtar nga okupimi serb. Nje ze i çjerrur ne unison me kerçovaret e djathte qe kundershtuaka kete mirenjohje per udheheqesin e shteti shqiptar Enver Hoxhen, na qenka nje grup shqiptaresh nga diaspora. Grupi i shqiptareve mergimtare qe na qenkesh distancuar nga kjo mirenjohje per “diktatorin” nuk besoj se perfaqsojne diasporen e vertete shqiptare nga Maqedonia pasi kam pershtypje qe ky grup perfaqson ate grup te mergates se qyqeve shqiptare qe para luftes se UCK ne Kosove e identifikonte veten jo si shqiptare por si jugosllave. Nuk kemi pare as degjuar qe ky grup i djathte brenda integristeve e as ai grupi i mergates se qyqeve, te kete reaguar kunder vendosjes se monumentit te diktatorit tjeter jugosllav Josip Broz Tito ne Shkup! Kemi pare vetem nje tentim per rezimin e monumentit te Car Dushanit dhe asgje tjeter. Por, cili eshte ndryshimi mes Titos dhe Car Dushanit? Asnje ndryshim nuk ka, te dy ishin antishqiptare. Te dy vrane dhe masakruan shqiptare. Simpatia per jugosllavin Tito dhe urrejtja per Enver Hoxhen eshte e kultivuar shume heret ne kokat dhe mendjet e grupit te vetquajtur djathtist te BDI. Perdorimi i flamurit kombetar shqiptar dhe disa te drejta te kufizuara per minoritetet te garantuar me kushtetuten e atehershme nga viti 1945 e ketej nuk ishin lemoshe as merite e zemergjeresi sistemit jugosllav dhe Titos me shqiptaret e kesaj ane, por kontributi dhe sakrifica e luftes se armatosur dhe gjaku i derdhur i mijra deshmoreve antifashiste shqiptare te brigades se 4 shqiptare te Maqedonise kunder mortajes naziste. Tradhetia e hapur gjate luftes nga udheheqja komuniste jugosllave per t’i perdorur si mish per top ne frontin e Sremit vetem se ishin shqiptare, tregoi qarte dyftyresine komunisto-çetnike jugosllave per t’i hequr qafe shqiptaret njehere e mire nga keto troje. Nga keto vlera thirret dhe sot BDI qe ne projektin SHKUPI 2014, parashikohet te vendohet monumenti i udheheqesit te brigades se 4 shqiptare Nexhat Agolli. Vete z. Ali Ahmeti i cili vjen nga e majta e dikurshme e ish LPK, per kete ai duhet te jete krenar per qendrimet dhe veprimtarine per mundin dhe djersen, ndihmesen e madhe ne kuader te kesaj organizate qe krijoi dhe udhehoqi UCK pa te cilen veshtire se do çlirohej Kosova. E gjithe e kaluara e z. Ahmeti ne mergim ishte kontribut i pamohueshem ne sherbim te çeshtjes kombetare dhe ajo nuk mohohet. Tjeter gje eshte ndryshimi i kursit politik te z. Ali Ahmeti gjate konfliktit ne Maqedoni dhe me pas ne themelimin e BDI dhe ne pjesmarrjen e koalicionin qeveritar. Kjo eshte periudha e erret e liderit te BDI.Nuk eshte ky rasti per te vleresuar veprimtarine e tij dhe BDI ne qeverine e Maqedonise por zhurma e qendrimi i integristeve djathtist kunder mirnjohjes per Enver Hoxhen. Gjithandej neper rruget dhe sheshet e qyteteve me shumice shqiptare neper Maqedoni, edhe pas renies se sistemit te vetqeverisjes socialiste jugosllave emertimet e tyre ende vazhdojne te mbajne emra si: Mareshali Tito, Edvard Kardel, Cetinska, Ilindenska etj. Kjo nuk i shqetson integristetstet e djathte pasi kjo paraqet tolerancen dhe bashkjetesen sipas tyre, vazhdim ne rrugen e “vellazerim bashkimit” te trasuar nga idoli i tyre Josip Broz Tito. Me kete reagim siç duket krahu i djathte brenda integristeve kerkon te marre kalane nga brenda. Vete BDI, paraqet nje konglomerat brenda saj ku dy grupe kryesore luftojne te marrin timonin pas lamtumires se z. Ahmeti nje dite, grupi i ashtuquajtur i djathte qe perfaqson linjen titiste te ish-LKJ dhe grupi i majte i ish-LPK. Gjasat per te marre udheheqjen e partise duken se jane te krahu i djathte qe perfaqson linjen e vazdhimsise titiste. Kjo eshte sfida e madhe qe duhet te perballet liderit te BDI me krahun titist dhe ate majtist brenda saj per t’i mbajtur ne rresht per nje kohe deri ne momentin kur njeri krah te rrebelohet dhe ta rrembej kreun e partise.

 

Nga: Medai Shaholli

http://www.youtube.com/watch?v=dVH5SOW78yI&feature=c4-overview&list=UUdVraZQsMs1Ta8ae6juvyvA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu