Flamur Shala kërcënon fizikisht asambleistin e VV-së, kërkon falje pas denoncimit në Polici

0
479

flamur-shala

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës, Flamur Shala e ka kërcënuar sot fizikisht asambleistin nga Lëvizja Vetëvendosje, Sylejman Pireva, duke e detyruar këtë të fundit që ta denoncojë rastin në Policinë e Kosovës.

Periskopi kupton se për ta paraqitur rastin në Polici me Pirevën, si dëshmitarë, kanë shkuar edhe asambleistja e VV-së Bardha Dida, dhe anëtari i VV-së, Sali Zyba, raporton Periskopi.

Por, pas denoncimit në Polici, Shala thuhet t’i ketë rënë pishman dhe i ka kërkuar falje Pirevës. /Periskopi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu