Flet Agim Veliu: Gjërat kanë ndryshuar

0
471
Flet Agim Veliu: Gjërat kanë ndryshuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook ku i bënë përsëri ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të dërgoj 5 emra për ministra dhe zvkryeministrin e parë para se Kurti të zhvilloj takimin me kreun e shtetit, Hashim Thaçin.

E menjëherë pas kësaj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i kontaktuar nga Mediat, tha se nuk e ka parë ende ofertën e re të Kurtit, por që sipas tij gjërat kanë ndryshuar.

“Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit ku u zgjedh kryetari i kuvendit nga VV, LDK duhet ta shqyrtoj pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu.

Simbas Informacioneve te Gazetes, Isa Mustafa dhe Grupi i tij brenda LDK-se, kishin nje marreveshje te fshet qe pas Zgjedhjeve, te benin nje Koalicion LDK- PDK-.

Por humbja e Zgjedhjeve dhe Fitoria e LVV-je te Albin Kurtit, ua prishi kete plan Isa Mustafes dhe Hashim Thaqit e Kadri Veselit dhe tani loja po vazhdon qe Vendi te shkoi ne zgjedhje brenda 3 muajve per ta lene LVV-je ne Opozite dhe ti pamundsohet Albin Kurtit ardhja ne Pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu