Flet Bulliqi: Largimi i raportit tim, tendencë për ta fsheh humbjen e territorit

0
975

Flet Bulliqi: Largimi i raportit tim, tendencë për ta fsheh humbjen e territorit

Kryetari i komisionit shtetërorë për kufirin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur deklaratave të atyre deputetëve nga LDK, që po e kundërshtojnë që raporti i komisionit që ai drejtoi të jetë pjesë e votimit në seancën e sotme të Kuvendit.

Bulliqi në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se heqja e raportit të tije është tendencë që mos të nxjerrin realitetin e humbjes së territorit të Kosovës.

Deputetë të LDK-së kanë  kërkuar që në këtë seancë të mos jetë pjesë e votimit edhe raporti i Shpejtim Bulliqit, por vetëm marrëveshja e presidentëve.

“Heqja e raportit tim është tendencë që mos ta nxjerrin realitetin e humbjes së territorit dhe mos realizimit të deklaratës së dy presidentëve.

Korrigjimi bazohet në ligj e jo në raporte” ka thënë Bulliqi për Gazetën Blic.

Ndryshe, Bulliqi edhe gjatë legjislaturës së kaluar sa ishte deputet i LDK-së, në vazhdimësi e kishte kundërshtuar marrëveshjen e Komisionit të Murat Mehës për demarkacionin, ngase sipas tij, nga ajo marrëveshje Kosova humb hiq më pak se 8 mijë hektarë.

Në anën tjetër, pritet që shumë shpejt të nis seanca për Demarkacionin me Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu