Flet koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri: Kështu më goditi anëtari i PDK-së, sulmi ishte i planifikur

0
448
Flet koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri: Kështu më goditi anëtari i PDK-së, sulmi ishte i planifikur

Koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Pejë, Arton Muhaxheri në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic ka treguar se si ka ardhur deri tek konflikti me njërin prej anëtarëve të partisë së tij.

Ai ka treguar se derisa po mbahej procesi zgjedhor, anëtari i PDK-së kishte nisur ta provokonte dhe se i gjithë konflikti kishte nisur me fjalën “mos m’prek”. Muhaxheri tregon se kishte nisur të tërhiqej por se kjo kishte qenë e kotë, pasi personi në fjalë po tregohej çdo herë e më agresiv.

Isha duke hyrë në klasë ku po mbahej procesi zgjedhor dhe në hyrje ishte njëri nga anëtarët e partisë por nuk ishte anëtar i komisonit, madje nuk e di a kishte të drejtë të qëndronte ai aty, dhe filloi provokimin duke me thënë “mos më prek”.

Ai në detaje ka përshkruar rastin, duke u shprehur i bindur se sulmi ndaj tij ishte i planifikuar.

“Përderisa unë thash se po du të hyjë në klasë dhe filloi të më shtyej, përderisa unë tërhiqesha prapa, ai u bë edhe më agresiv. Jam larguar në koridor për të mos e parë situatën të tjerët që ishin në proces zgjedhor, sepse nuk ishte e nevojshme të bëhet e madhe, por agresiviteti i tij rritej, por që disa persona e mbanin dhe unë për ta evituar problemin nga koridori dola jashtë dhe në përpjekje për të dalë jashtë goditem nga një tjetër antar, në ballë”, tha ai për Gazeta Blic.

Pastaj, shton ai, për pak sekonda problemi është bartur në oborrin e shkollës dhe u evitua situata nga ndërhyrjet e anëtarëve tjerë.

Pak a shumë kështu ndodhi situata e djeshme, edhe pse nuk i di arsyet e sulmit, por ajo si ndodhi mund të them lirisht se sulmi ishte i planifikuar.” – Muahexheri e ka shpjeguar gjithë ngjarjen në prononcimin për GazetaBlic.

Këtë rast e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova ka theksuar se një person është arrestuar, derisa i sulmuari është dërguar në spital, ku ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Mund të ju konfirmojmë se mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën ‘Bajram Curri’, në Pejë e kemi marrë informatën për një përleshje fizike. Nga ky rast, dy persona janë shoqëruar për në polici. Njëri nga ta është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. Viktima është dërguar në spital dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, ka theksuar Rugova për media.

Kjo nuk është rrahja e parë e zyrtarëve të PDK-së. Një rrahje tjetër fizike e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Pejë, u regjistrua edhe në orët e para të së dielës që e lamë pas.

Në fshatin Raushiq, dy grupe rivale të së njëjtës parti u përleshën gjatë procesit të Kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

/ © GazetaBlic /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu