Florin Krasniqi për vizitë zyrtare në SHBA

0
614

Me ftesë të Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit të SHBA nga data 29 deri në 30 mars, zoti Florin Krasniqi deputeti i Lëvizjes Vetvendosje njëherëshit Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, mori pjesë në darkën e celebrimit të marrjes së shumicës së Republikaneve ne Kongres.

Gjatë qëndrimit të tij në Capitol Hill deputeti nga Kosova pati shumë takime të rëndësishme me udhëheqjen më të lartë Republikane të Kongresit, Amerikan.

Ai u takua dhe me udhëheqësin e shumicës Kryetarin aktual të Kongresit John Boehner, Ileana Ros – Lehtinen, Kryetare e Komitetit për Politikën e Jashtëme, Buck McKeon Kryetar i Shërbimeve të Armatosura, Pual Ryan Kryetari i Komitetit të Buxhetit, Tom Marino anëtarë i Komitetit për politikën e Jashtëme, me Kongresmenët Darrell Issa,Scot Garret, Fred Upton, Dana Rohrabacher , Joseph Crowley . Kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan , zotin Pete Sessiions dhe udhëheqësin e konferencës z Greg Walden.

Lidershipi Republikan gjatë takimeve me Krasniqin, tregojë një interesim të madh për zhvillimet e fundit në Kosovë. Kjo u pasqyrua gjatë të gjitha takimeve mes deputetit nga Kosova Florin Krasniqi dhe kongresmenve amerikan. Zoti Krasniqi u foli atyre gjerësishtë për të gjitha zhvillimet më të fundit në Kosovë.

Sidomos, ai i kushtojë një vëmëndje të madhe gjatë këtyre takimeve , brishtësinë e krijuar nga zgjedhjet e fundit të cilat kanë qënë problematike.” Ato, kanë sjellë vështirësitë që po ndeshemi tani, tha Krasniqi, duke krijuar edhe shkelje të kushtetushmërisë dhe pezullim të institucionit të presidentit, nga Gjykata Kushtetuese.”sqaroi ai.

Gjithashtu Florin Krasniqi u spjegoi nikoqirëve për dëmin që negociatat me Serbinë po ja bëjnë Kosovës.

Duke qene bisedime të imponuara, përmendi Krasniqi, ndaj një qeverie të dobët të Kosovës, si dhe të pabarabarta, të cilat bëhen kryesisht në dobi të sigurimit të kandidaturës së Sërbisë në BE dhe ku Kosovës nuk i premtohet asgjë, vec rrezikut të ndarjes territoriale, prandaj dhe opozita në Kosovë i ka kundërshtuar ato.

Në fund u theksua që projekti i përbashkët të vazhdohet në të njëjtën mënyrë sic edhe u mundësua nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA. Në këto takime z. Krasniqi gjeti mirëkuptim të plotë dhe nga ana e tyre premtua se në një kohë të afërt Kosovën ata do ta vizitojnë në kuadrin e një delegacion të Kongresit Amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu