Fluturakja mbrëmë barti flamurin shqiptar, por ajo mundet edhe…!

0
918

Fluturakia Shqiptare mbi Beograd

Edhe pse karakteristikat dhe aftësitë e fluturakes që fluturoi mbi stadiumin e Partizanit, përkatësisht në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, nuk mund të konsiderohen të rrezikshme, shteti serb ka treguar dobësinë në lidhje me këtë ngjarje.

Siç mund të shihet në video, fluturakja në fjalë është e tipit Fantom dhe versionit të vjetër 1.1.

Kompania “DJI” konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të këtyre “objekteve fluturuese”, të cilat shfrytëzohen kryesisht për xhirime filmike – bartë kamerë GoPro Hero me ose pa stabilizim, si dhe shumë opsione në qasje. Versioni i përdorur natën e mbrëmshme mund të blihet për 400 eurove, ndërsa versionet e reja të serisë së dytë kushtojnë më shumë se 700 euro, transmeton Telegrafi.

Fluturakja peshon një kilogram dhe sipas specifikave të prodhuesit, mund të bart një ngarkesë maksimale prej 1,3 kilogram. Shpejtësia maksimale e avionit është 15 metra për sekondë, ndërsa kontrolluesi vepron në një frekuencë prej 2.4GHz.

Ndërsa sipas medieve serbe, fluturakja u lëshua nga maja e Kishës së Shën Gabriel Archangel, e cila është e vendosur 20 metra larg stadiumi i Hum-it.

Për të arritur deri në qendër të stadiumit, fluturakes i është nevojitur më shumë se një minutë, duke përcjellë të gjitha udhëzimet me kujdes.

Ndërkaq, mediat serbe ende vazhdojnë ta akuzojnë vëllanë e kryeministrit shqiptar, Olsi Rama, se ai ishte ‘piloti’ që ngriti fluturaken në mes të stadiumit të Beogradit, Serbisë.

Kujtojmë se pas arritjes së kësaj fluturakeje u shkaktuan edhe përleshjet në stadium, ku futbollistët shqiptarë u sulmuan nga tifozët serbë, me ç’rast kjo shtyu gjyqtarin e ndeshjes, anglezin Martin Atkinson të ndërpresë ndeshjen. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu