Fluturoi një shqipnoje

0
2334

Fluturoi nje Shqiponje

Këto vargje u frymëzuan nga qendresa heroike e Skuadres tonë kombëtare të futbollit, në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen me  ekipin e Serbisë, me 14 tetor 2014, përballë çmendurisë e atavizmave historike e histerike të një shteti paranojak serb.

 

Një shqiponjë seç fluturoi mbi Beograd;

Shqiptarë, prapa i shkojnë, miliona, varg!

Poshtë shqipes n’fluturim, zvarritet serbi n’histeri;

Mbi krahë të shqipes Mëmëdheu, madhështori n’madhështi!

 

Mbi ata krahë të tonës shqie dykrenare, rrin lavdia;

Ismail Qemali, Baca Isë i Boletinit e, shqiptaria!

Dhe një herë penë e Malos, n’qiell t’Evropës, vetetimë;

Prapë koburja e Bacës Isë, n’qiell t’Evropës, oshëtinë!

 

Një shqiponjë, mbi Beograd …, seç fluturoi;

N’zemer t’saj shqiptaria, krejt Evropen nga gjumi zgjoi.

N’rrahje t’krahëve të shqiponjës, shkundet historia;

Poshtë atij fluturimi, zvarrë si gjarpër shkon, Serbia!

 

Fluturimi i shqiponjës, shovinizmit ia grisi maskën;

Zjarrëvënësve të Ballkanit që, gati janë t’ia vënë flakën!

Zgjohen ëndrrat me fantazma, me to mbushur historia;

N’ato ëndrra plot fantazma, trembshëm zgjohet, çmenduria!

 

Fluturoi një shqiponjë, n’qiell t’Evropës, të historisë;

Thellë nga shekujt fluturimi, është shqiponja e ardhmerisë.

Poshtë atij fluturimi, zhytur n’terr, shovinizmi, ligësia;

N’kënetë t’kohës, shpirt i plakur, llapuçitet nga marrëzia!

 

Fort i shkundi flatrat shqipja, mbi Beogradin e sëmurë;

Edhe kohërat fort u shkundën, ç’i drithëroi ai “Flamur”!

N’sytë e botës shqiptaria dhe, një herë vulosi bashkimin;

U drithërua Ballkani i sëmurë, në kor ujqërit, ulërinin!

 

Fluturo, shqiponjë e lirë, shqiptaria Ty t’ka në zemer;

T’na rinjohë bota mbarë, “shqiptar” kemi tonin emer!

Le të dridhen zhabat, ujqërit, e shqiponjës është koha;

Ta mësojë hasmi dhe miku, lavdia jemi ne e, Evropës!

 

Mos iu trembni fluturimit, n’fluturim kohërat shikohen;

Shumë t’padrejta na i bënë, sa dhe shekujt turpërohen!

E jona shqipe, vetem lart fluturon, n’sytë e saj ndrin dielli;

N’kthetra t’saj dergjet ligësia, s’ia merr, t’veten hise qielli!

 

Bijtë e shqipes si përherë, e nderuan Mëmëdhënë;

Ia ruajten shqipes nderin, sikur pamë Skenderbenë!

Aty ishte Naimi, ish’ Çerçizi, Enver trimi e Adem Jashari;

Me bijtë e shqipes, vetë lavdia dhe, heronjtë u çuan nga varri!

 

Fluturo, shqipja shqiptare, përmbi kohëra fluturim;

Tundi krahët mbi Evropë, shovinizmin fute n’ngujim!

Çirrja maskën “moderne” kohës shpirtëplakur;

Si relike e pavlerë, shoven shpirtin, për ta flakur!

 

Fluturo kudo shqipe dhe, Evropës mprehja shikimin;

Nga errësirë e guvë e kohës, nxirrja mendjen edhe shpirtin!

Kur fluturove mbi këto troje, ishe zonjë Ti e, mbretëreshë;

Përnën qiell e përmbi tokë, vetë ti, ishe …, përëndeshë!

 

T’u sulen kohërat me terbim e, t’i prishen n’kufi foletë;

S’i harron shqipja shkëmbinjtë, atje shkon kur bien rrufetë!

Lufton shqipja me rrufetë e, mbi rrufetë ajo fiton;

Nuk harrohet sinori i truallit, prapë folenë, atje nderton!

 

Tiranë, me 18. 10. 2014.

Nga: Isa Ferizaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu