FOKUS: Sokoli do të zbuloj të vërtetën e incidentit të Kumanovës

0
849

Kumanova

Krerët e grupit të Kumanovës që janë në paraburgim kanë zgjedhur që të heshtin para Prokurorisë Publike, me arsyetimin se nuk u janë prezantuar dëshmitë për veprat për të cilat ngarkohen,transmeton ‘Fokus’.

Sipas tekstit në javoren ‘Fokus’ kushtuar ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në të cilat humbën jetën 8 policë dhe 10 pjesëtar të grupit, të dyshuarit përgatiten që ta tregojnë historinë edhe për ngjarjet që i kanë paraprirë gjakderdhjes.

“Nga ana tjetër, mos prononcimi i tyre ka ardhur edhe nga përpjekja që ata të përgatisin versionin e tyre për ngjarjen, me qëllim që në Gjykatë të bëjnë rikonstruimin e ditëve para aksionit, gjatë aksionit, por edhe të përmendin personat përgjegjës që i kanë mashtruar të marrin pjesë në këtë skenar nëse një i tillë ekziston”, shkruan FOKUS.

Duke iu referuar anëtarëve të familjeve të të dyshuarve për ngjarjet e Kumanovës ‘Fokus’ shkruan se ata do të synojnë të tregojnë se i gjithë ky rast është konstruksion, por edhe se kanë kontaktuar me nëpunës të DSK-së dhe kreun politik në Maqedoni. Disa nga familjet kanë thënë se shumica e grupit konsiderojnë se janë ‘viktima të një plani të huaj’. Me fjalë të tjera sipas versionit të tyre, ata kanë qenë të angazhuar për incidentet të vogla si ai në Goshincë, por jo të konfrontohen me policinë. Javorja u jep hapësirë edhe dy policëve maqedonas që ishin arrestuar si pjesë e grupit të armatosur. Tek ta dorezat e parafinës kanë rezultuar negative. Sipas ‘Fokusit’ ata me siguri do të ndiqen se kanë ndihmuar grupin. Në tekst, përkujtohet edhe në disa dilemat që dolën në opinion pas ngjarjeve të Kumanovës dhe që mbetën pa përgjigje në opinion. A është numri i madh i policëve të vrarë rezultat i aksionit ose skenarit keq të planifikuar? Cila ka qenë forma e kontakteve ndërmjet personave nga Agjencia e Inteligjencës me pjesëtarët e grupit. Përgjigje për të gjitha këto pyetje sipas ‘Fokusit’ me siguri do të jap së paku njëra nga palët në këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu