Fondi i Qeverisë po mbushet, kaq para ka dhënë diaspora deri tani për luftimin e COVID-19

0
98
Fondi i Qeverisë po mbushet, kaq para ka dhënë diaspora deri tani për luftimin e COVID-19

Ka më shumë se dy javë që Qeveria e Kosovës ka hapur një llogari të veçantë, në të cilën po derdhin mjete bashkatdhetarët që jetojnë në shtetet e ndryshme të botës.

Për dy javë në këtë llogari deri tani janë mbledhur më shumë se 679 mijë euro, raporton “Zëri.info”.

Zëvendësministri i Financave, Ilir Aliu, ka bërë të ditur se shumica e mjeteve të derdhura në llogarinë për luftimin e COVID-19 në Kosovë janë donacione nga jashtë, ndërsa ka bërë të ditur se një donacion prej 150 mijë eurosh ka ardhur nga Shqipëria, ndërsa nga Kosova janë 119 donacione, që kapin vlerën e 39 mijë eurove.

“Deri më sot janë derdhur 679 mijë euro, të cilat donacione nga jashtë janë 640 mijë euro, prej të cilave duhet ta cek se është një donacion nga Shqipëria 150 mijë euro, po ashtu janë 119 donacione nga Kosova, në vlerë prej 39 mijë eurove”, ka thënë Aliu, raporton “Zëri.info”.

Aliu ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë, ndërsa ka thënë se mjetet do të shfrytëzohen kryesisht për nevoja shëndetësore.

“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që po i jepin mbështetje Qeverisë së Kosovës për luftimin e COVID-19, sigurisht që këto mjete do të shfrytëzohen më së miri që është e mundur dhe do të destionohen kryesisht për nevoja shëndetësore”, ka thënë Aliu. /ZERI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu