Fondi për të akuzuarit në Gjykatën Speciale jashtë programit legjislativ

0
688

Gjykata Speciale kunder Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk e ka futur fare në programin legjislativ për vitin 2015 Projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të të akuzuarve potencialë në Gjykatën Speciale, i miratuar vitin e kaluar nga Qeveria, që për shef kishte ministrin aktual të Jashtëm, Hashim Thaçi.

Ditën kur ishte votuar për Gjykatën Speciale më 23 prill 2014, ish-anëtari i Komisionit parlamentar për legjislacion, deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, e pati propozuar këtë projektligj në Kuvend, shkruan Koha Ditore.

Vetëm dy ditë më vonë, Qeveria e miratoi atë. Bajrami pati kërkuar që në ligj të bëhej një ndarje dhe saktësim se mbështetje duhet të kenë vetëm ata të akuzuar për ato vepra që lidhen me luftën e UÇK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu