Fondi “Vendlindja Thërret” në SHBA tregon sa para u dhanë për UÇK-së gjatë luftës

0
1173
Fondi “Vendlindja Thërret” në SHBA tregon sa para u dhanë për UÇK-së gjatë luftës

Shefki Mexhuani nga ish Fondi “Vendlindja Thërret”, ka thënë se shqiptarët në SHBA nuk e ndihmuan luftën aq sa ishin pritjet.

Ai për herë të parë të premtën në emisonin “DEBAT”në RTK, ka treguar se shqiptarët që jetojnë në SHBA dhanë vetëm 6 milionë e 400 mijë dollarë për luftën e UÇK-së. Mexhuani ka thënë se luftën e ndihmuan ata që nuk kishin para.

“Kjo është zero për shqiptarët në SHBA. Ky është numër shumë i vogël, për të ardhur keq. Biznesmënët që kanë kapital, nuk kanë kontribuar”, ka thënë ai. “Kanë kontribuar njerëzit, që i kanë lënë keq familjet”.

Ai ka thënë se për këtë mbështetje të vogël pati ndikuar, siç e ka quajtur, “propaganda e ditës e Prishtinës, që nuk e mbështeste luftën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu