Fotot që e bëjnë Prishtinën të duket si kryeqyteti i Arabisë Saudite! (Foto)

0
670

Prishtina ne Turizem

Kush udhëton nga Prishtina në Vjenë me Austrian Airlines, has në revistat me informata për Prishtinën.

Përveç reklamimeve të hoteleve të ndryshme, mund të gjeni edhe informata mbi qytetin e Prishtinës, por fotot që e portretizojnë qytetin e Prishtinës janë skandaloze.

Këto revista nuk dihet a janë të vendosura nga Austrian Airlines apo nga ndonjë kompani e marketingut, por një përgjegjësi të madhe e ka vetë aviokompania e cila i lejon këto revista në aeroplanët e saj.

Në foto shihen duke shëtitur në sheshin e Prishtinës vetëm femra myslimane të mbuluara, këto foto skandaloze e bëjnë Prishtinën të duket si kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Janë bërë këto gabime me qëllim apo jo kjo nuk është me rëndësi, por një gjë është e vërtetë se këto foto e prishin imazhin e Prishtinës dhe Kosovës.

Duhet një reagim i shpejtë që këto foto të largohen dhe të zëvendësohen me foto që pasqyrojnë realisht qytetarët dhe qytetin e Prishtinës.

prishtina222

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu