FRM mbron Turqinë dhe Irfan Salihun: Në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë deri në shekullin XVIII

0
836

Forumi rinor mysliman

Forumi i të Rinjve Muslimanë, përmes një komunikate për media mbron hoxhën Irfan Salihun, i cili thotë se në Kosovë nuk kishte shqiptarë para ardhjes së Turqisë në këto troje.

Irfan Salilu është shkarkuar nga BIK-u si imam nga një xhami në Prizren, për shkak të deklarimeve të tij jofetare gjatë kryerjes së riteve fetare.

“Ne sfidojmë çdo historian të na sjellë ndonjë fakt historik kur emri shqiptar është përmendur më herët se shek.. XVIII. Faktet historike janë se popujt që jetonin në tokën tonë nuk kishin kombe por u thirrnin në saje të fesë së tyre”, thuhet në komunikatën e FRM-swë.

“Ne si myslimanë të Kosovës nuk e shohim të arsyeshme dorëzimin që BIK-u bëri para presionit. Shohim se shkarkimi që BIK-u i bëri Irfan Salihut është antidemokratike, antimyslimane, sepse liria e shprehjes i garantohet çdo qytetari të Kosovës me kushtetutë… Ne, shqiptarët myslimanë i jemi mirënjohës Turqisë, sulltan Muratit dhe të gjithë sulltanëve turq të cilët mundën Serbinë dhe Car Lazarin në Kosovë, dhe ata i falënderojmë që na bënë shqiptarë myslimanë. Aferim u qoftë!”, përfundon komunikata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu