Fshati ku të gjithtë fëmijët mësojnë serbisht

0
716

Falë guximit dhe këmbënguljes së familjes Duleviç në Libofshë, të Fierit, ky është viti i tretë në të vetmen shkollë fillore serbe në vendin e shqiponjave. Për këtë mision edukativ, Ekrem Duleviç dhuroi shtëpinë e tij, që është transformuar për nevojat e shkollës, ku nxënësit mësojnë gjuhën dhe historinë e Serbisë me mësues që vijnë nga Shkodra dhe Tirana.

“Në mesin e shtatorit të vitit 2010, nisëm një kurs të gjuhës serbe që e mbanim vetëm fundjavave. Interesi ishte i madh dhe tani kemi hapur shkollën 9-vjeçare”, thotë Ekrem Duveliç, që është edhe president i Shoqatës së Bashkimit të Serbëve të Shqipërisë.

Por jo të gjithë fëmijët e fshatit serbo-shqiptarë, që ka rreth 420 shtëpi serbe, shkojnë në këtë shkollë, në oborrin e të cilës valëvitet flamuri serb. Kjo për shkak se ndaj tyre ushtrohet shantazh. Madje pasi këto praktika nuk patën sukses u kalua në kërcënime të hapur, ku mësuesit dhe familjarët e Duleviçit janë kërcënuar me vdekje.

“Ka pasur nga të gjitha llojet e presioneve – që nga kërkesat për heqjen e simboleve – flamurin serb dhe tabelën e shkollës – fëmijët e mi janë kërcënuar për vdekje nga anëtarë të Aleancës Kuqezi. Jemi detyruar që mësim ta zhvillojmë edhe gjatë natës, ku tek dera qëndron një roje i armatosur”, thotë Ekremi, i cili saktëson se situata tani është shumë herë më e mirë falë mirëkuptimit të shtetit shqiptar.

Libofsha e Vogël është pjesë e komunës Libofsha. Serbët e kësaj zone kanë emigruar në vitin 1924, të cilët u zhvendosë nga Novi Pazar dhe Tutina. Paraardhësit e tyre ishin serbë myslimanë. Shkolla në gjuhën serbe financohet nga Ministra serbe e Diasporës. Tani ambasada serbe në Tiranë po punon për ndërtimin e një shkolle të re në këtë zonë. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Dobrila Kopriviça u ka dhuruar nxënësve të kësaj shkolle lap topë të gjeneratës së fundit ndërsa Paul Luçiç nga Shoqata e Pensionistëve Ushtarakë në Serbi, u ka dorëzuar atyre studimin e plotë të “Serbisë së Mrekullueshme”.

Por nje gje esht mese e sigurt se në Novi Pazar dhe Tutin nder shekuj kan jetuar Shqiptar te besimit Katolik të cilet gjat pushtimit Osman u Islamizuan dhe me vone u Sllavizuan duke ruajtuar religjionin Islam por u detyruan te flasin gjuhen serbe.

/Novosti/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu