Füle, Shkupit: Mos e zemëroni Athinën

0
846

Përderisa keni fqinj me të cilin keni çështje të cilës do natyrë dhe sinqerisht dëshironi ta zgjidhni, atëherë duhet t’i anashkaloni gjërat që fqinji juaj mund t’i kuptojë si provokim. Ka qenë ky reagimi i komisarit për zgjerim Stefan Füle lidhur me  vendimin për përmendoren e Lekës së Madh në qendër të Shkupit. Sipas tij, logjika është e thjeshtë dhe ai pret që qeveria në Shkup të mos marrë hapa që do ta zemërojnë Athinën zyrtare.

“Shpresoj se ajo nuk do ta ulë vendosmërinë e politikanëve në Shkup ta zgjidhin çështjen e emrit. Shpresoj se njerëzit në Greqi nuk do t’i përjetojnë emocionalisht këto çështje dhe se do të fokusohen në mundësitë për tejkalimin e çështjes”, ka thënë Füle në një intervistë për televizionin maqedonas A1. Komisari ka thënë se tani është e nevojshme të gjithë të jenë të fokusuar në zgjidhjen e çështjes së emrit, pasi që kjo është gjëja që do ta kthen shtetin në drejtimin e integrimeve euroatlantike. “Maqedonasit nuk guxojnë ta lëshojnë shansin të jenë pjesë e zgjerimit. Ajo është në duart e politikanëve dhe jo vetëm të atyre që fituan në zgjedhjet, por edhe e të tjerëve”, ka shtuar Füle.

Ekspertët vendas, ndërkaq, janë skeptikë se këto dy shtete së shpejti do ta zgjidhin çështjen e emrit. Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme në Greqi dhe vendimi për vendosjen e përmendores të Lekës së Madh do të thonë edhe një vonesë në negociata për emrin, transmeton Alsat-M.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu