Fundi i lojës në Afganistan

0
924

The New York Times më 22 prill 2011:

Gjenerali arriti vonë, por me stil. Në takimin e tij me komandantët amerikanë kishte të veshur një xhaketë lëkure, këpuca të mira dhe dukej i matur. Për kritikët e tij, ai ishte një zot i luftës në uniformë. Por, në këtë ditë pranvere, ai më shumë kishte karizmin e një kongresisti sesa të një ushtaraku.

Qysh në fillim të arritjes në Konduz isha njohur me gjeneral Abdul Rahamna Seidkhail, shefin e policisë në këtë krahinë. Kur ai erdhi për herë të parë në Kunduz verën e kaluar, duke zëvendësuar një komandant tjetër, krahina dukej se do të rrëshqiste në një kaos, me pasiguri dhe banda kriminale që kontrollonin shumicën e pasurive nëntokësore dhe Qeverinë.

Në mes të tyre, oficerët amerikanë ishin bërë të adhuruar, përderisa gjenerali udhëhiqte sulmet gjatë dimrit në zona të thella të talebanëve. Në shkurt vetëm në disa vende të thella kontrolloheshin nga njësitë amerikane dhe oficerët e policisë afgane.
Pastaj, në fillim të marsit gjenerali vdiq, saktësisht u vra nga një vetëvrasës me bombë jashtë zyrës së tij, në vendin ku e kisha takuar disa javë më parë.

Kjo është lufta në Afganistanin verior vetëm pak muaj para se SHBA të fillojë tërheqjen e trupave. Gjatë viteve të kaluara, bashkë me fotografin e gazetës kishim kaluar tërë muajt duke qenë në regjimentin e 87 të ushtrisë amerikane, që janë të vendosura në këtë pjesë. Por, rivalitetet etnike, politikat e forta dhe korrupsioni qeveritar bënte baraspeshën në vend, përderisa ushtria amerikane dëshironte të krijonte kushte të mira për jetesë.

Me premtimin e administratës së Obamës, së do të tërheqë shumicën e forcave amerikane deri në vitin 2014, duke filluar nga kjo verë, Kunduzi na ka treguar disa mësime objektive. Në mes tyre janë: forcat talebane ende mbesin forca vrastare; policia dhe amerikanët e kanë rritur patrullimin këtu, por shpesh duhet të ndeshen me ta; teknologjia amerikane ende nuk mund të mbrohet nga disa armë të thjeshta, sikurse janë minat dhe bombat e montuara.

Në përgjithësi, përdorimi i gjeneralit Saidkhail është një metaforë për një hap para dhe një hap prapa të këtij misioni amerikan.

Gjithçka rreth gjeneralit ishte rrëmujë. Raportet e inteligjencës thoshin se ai kishte lidhje me liderët dhe bashkëkombësit e tij në provincën Parwan. Liderët e Pashtunit ishin me të, edhe pse thuhej se ai ishte i lidhur për taxhikistanë dhe uzbekë. Rrënjët e tij të thella në Aleancën Veriore shqetësuan besimtarët e presidentit Hamid Karzai dhe vetë Pashtunët.

Por, ai ishte agresiv dhe oficerët amerikanë thonë se ishte efektiv. Pasi u larguam nga Konduzi në mars, ai ishte i sigurt se gjërat ishin shumë më të sigurta se para 11 muajve kur kishte ardhur aty. Gjatë dimrit, forcat amerikane dhe afgane me forcë kishin pastruar disa fshatra që më parë ishin kontrolluar në talebanët, përfshirë edhe zënien e Mulla Qulit, që ishte një i ri i fuqishëm, i cili në vitet e fundit ishte bërë simbol për talebanët.

Por, me vrasjen e gjeneral Saidkhail, siguria po vjen duke u përkeqësuar. Ardhja e batalionit amerikan, që është më i vogël, nuk mund ta kontrollojë tërë zonën. Siguria në këto zona ende kontrollohet nga policia lokale, forcat gjermane dhe ushtria pro-qeveritare.

Në këto ditë të fund prillit, ushtarët amerikanë patrullojnë në kufirin me Taxhikistanin. Amerikanët kurrë nuk i kanë vizituar këto fshatra, por ndihen më të sigurt. Pse? Sepse janë nën kontroll të policisë së një lideri me emrin Rozeboi.

Rozeboi, një burrë muskuloz në të 30’at, i cili është i lodhur me këtë situatë, ka komanduar disa luftëtarë të Imam Sahib. Zona është një udhë transiti për mallra në Azinë Qendrore, sidomos e materialëve ndërtimore – por po ashtu edhe e opiumit dhe e armëve. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se shumica e zyrtarëve lokalë dhe liderët policorë kanë dorë në trafik, përfshirë edhe Rozeboi.

Strategjia amerikane për t’ia lënë në dorë policisë dhe qeverisë afgane, sidomos atë të sigurisë, është një gjë e njëjtë: duke i lënë policinë lokale të paguhet nga Qeveria. Të tilla “rekrutime” supozohet të korrigjohen. Por, në muajt kur do të kompletohet ky proces, komandantët amerikanë duhet të llogarisin edhe në ushtarakë dhe policë sikurse Rozeboi, i cili lufton kundër talebanëve.

Shumica e grupeve kontrollohen nga njerëz të fuqishëm, që janë edhe trafikantë të drogës dhe i paguajnë ushtarët mirë me paratë që fitojnë, ashtu sikurse bëjnë talebanët. Në vend të kësaj, disa grupe policore në Kunduz kanë luftuar krah talebanëve para se të dalin në anën e policisë.

Në shtator kam shoqëruar një tog amerikan, të cilët përpiqeshin për të siguruar kodrat në Imam Sahib gjatë zgjedhjeve parlamentare. Por ekspertët e eksploziveve besonin se ata prapë mund t’i gjenin.

Në fund disa specialistë thonë se tashmë luftës po i vjen fundi, edhe pse shumica e marinsave thonë se ende nuk kanë mundur të pastrojnë shumicën e fushave të minuara, përderisa kanë thënë se deri në 2014 do ta përfundojnë. Me vështirësi, por komandantët mendojnë se do t’ia arrijnë qëllimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu