Fushata kundër Shpend Ahmetit një argat që po i bëhet Qeverisë së koalicionit PDK-LDK ?¨

0
1302

Mustafa-Ahmeti

Vazhdon fushata kundër Shpend Ahmetit. Vendim populist e konsideron opozita ndarjen e 50 mijë eurove nga udhëheqësja komunale e Prishtinës për rastet e rënda sociale në kryeqytet, raporton KTV. Flamur Shala, këshilltar i LDK-së, në Prishtinë ka thënë se nuk është kundër ndarjes së mjeteve për këto familje, por ato nuk e zgjidhin problemin ekonomik në Prishtinë. Shala ka kritikuar kreun e komunës, për siç ka thënë ai, ngufatje të ekonomisë në kryeqytet.

Ndërkaq, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se nga ky fond do të përfitojnë rreth 300 familje dhe organizata joqeveritare. Ajo ka pranuar se kjo shumë nuk e përmirëson gjendjen ekonomike të familjeve në nevojë, por sipas saj, kaq janë mundësitë e komunës.

Por nuk janë vetëm zyrtarë të LDK-së ata që sidomos kohëve të fundit zhvillojnë fushatë të ashpër kundër Shpend Ahmetit. Segmente të caktuara mediale, të afërta me Koalicionin PDK-LDK nuk kanë së ndaluri me sulme kundër të parit të Prishtinës. Dhe kjo nuk ngjet rastësisht as për shkak të interesimit aq të madh të Qeverisjes në Kryeqytet. Duke parë vetëm “caqet” e fushatës kundër Ahmetit- siç janë kampanjat kundër (mos)ndriçimit të Kryeqytetit apo edhe tashti me gjoja “keqpërdorimin” e parave për skamnorët- në pah del që sulmet kundër Shpend Ahmetit në fakt duhet të jetë një manovër e mirë për të mos u marrë me temën kryesore: gjendjen katastrofale në të cilën Kosova ndodhet dhe përgjegjësit për këtë situatë të krijuar- Qeverinë qendrore dhe Koalicionin PDK-LDK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu