Fushatë në Facebook kundër Veton Surroit

0
598

Sorra

Një faqe në Facebook, me emrin “Me Sami Lushtakun”, ka filluar një fushatë ndaj publicistit Veton Surroi.

Fushata pothuajse fton për linçim të Surroit, i cili në Beograd dite me par ne promovimin e Librit të tij “Miliarderi” akuzoi Grupin e Drenices se jan pergjegjes për dhune ndai minoriteteve, kjo ka revoltuar tei mase shume nga shqiptaret duke e pare thike pas shpine Kosovës dhe Luftës së “Ushtris Clirimtare të Kosovës.

Në një foto të postuar aty kërkohet përkrahja për Sami Lushtakun e dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa Veton Surroi cilësohet si “antikombëtar” dhe “tradhtar i gjallë”, dhe njëkohësisht kërkohet që kjo foto të shpërndahet nëpër rrjetet sociale.

Nuk dihet kush qëndron prapa kësaj fushate.

Veton Surroi ditë më parë qëndroi në Beograd me rastin e botimit serbisht dhe të promovimit të romanit “Miliarderi”.

Surroi me këtë rast për mediet serbe dha disa intervista në të cilat sulmoi ashper Grupin e Drenices si pergjegjes për dhune ndai minoritetit serb ne Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu