Gadafi lokalizohet në Sirte, besnikët e tij sulmojnë aeroportin

0
834

TRIPOLI- Në Tripoli vazhdon gjuetia për arrestimin e kolonel Gadafit. Pas lajmit se dktatori është lokalizuar në Sirte, vendlindja e tij dhe fortesa më e sigurtë e tij për momentin, u informua se NATO ka sulmuar bunkerin e Gadafit në Sirte.

Lajmi për lokalizimin e diktatorit u konfirmua nga burime të Eliseos, pranë presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi. Gadafi,duket se ëshë parë në qytetin e tij të lindjes tashmë një ndër bastionet e pakta të rezistencës së regjimit. Dhe ky qytet po bombardohet nga forcat e NATO. Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox konfirmon për BBC se “Mbrëmë forcat Raf kanë sulmuar bunkerin e Gadafit në Sirte”. Sipas tij është e nevojshme për të garantuar se regjimi nuk mund të ketë në dispozicion qendra komandosh, në vende si Sirte.

LUFTIME NE AEROPORTIN E TRIPOLIT
Ora 13: 42 Forcat besnike të Gadafit kanë goditur aeroportin e Tripolit. Al Arabia informon dhe për përleshje të armatosura mes forcave rebele dhe besnikëve të Gadafit.

SERBIA GATI TE NJOHE KESHILLIN E PERKOHSHEM LIBIAN
Ora 13. 30 Qeveria serbe është deklaruar në favor të “nevojës së njohjes së Këshillit të Përkohshëm të Libisë, si përfaqësuesi legjitim i popullit libian. Ndërkohë që dje një përfaqësuese e këtij këshilli, Fatima Mahmud deklaroi se nëse Gadafi nuk kapet apo vritet mund të kërkojë azil në èad, Algjeri, Venezuelë, Kroaci dhe Serbi.

KESHILLI I PERKOHSHEM: PO TRANSFEROHEMI NE TRIPOLI
Kryeqyteti u zgjua sot në mëngjes i heshtur, “sikur të mos kishte ndodhur kurrë luftë”, raporton BBC. Këshilli i përkohshem kombëtar njoftoi do të fillojë menjëherë të lëvizë për të qeverisur nga Tripoli. Njoftimi u bë nga Ali Tarhouni, i cili është ministër i Financave në këtë këshill. Tarhouni tha se këshilli planifikon të kthehet në Tripoli prej bastionit të tij në Bengazi, ku kundërshtarët e regjimit Muhamar Gadafi po kërkojnë të forcojnë kontrollin e tyre pas pushtimit të kryeqytetit katër ditë më parë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ditët dhe javët e ardhshme në Libi janë “kritike” për të ardhmen e vendit.
Në një deklaratë me shkrim, Klinton bëri thirrje për paqe midis fraksioneve të Libisë, duke thënë se “mund të ketë vend në Libi për sulme hakmarrëse dhe masa ndëshkimore”.Ndërkohë që zyrtarët thonë se është arritur marrëveshje në Këshillin e Sigurimit të OKB për zhbllokuar fondet dhe për t’i kaluar Libisë 1.5 miliardë dollarë.
Paratë do të përdoren për ndihma humanitare dhe nevojat e tjera që kanë dalë nga trazirat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu