Ganimete Musliu: LDK-ja, ka dorëzuar Dosje në hagë për UÇK-në

0
668

Musliu

Në pjesën e pasdites seancën me një fjalim e ka hapur deputetja nga PDK-ja Ganimete Musliu.

Ajo ka përkujtuar 16 vjetorin e masakrës së Izbicës, e cila pasi që përmendi këtë masakër shfrytëzoi rastin t’i kundërpërgjigjet deputetëve të LDK-së Doruntina Maloku dhe Armend Zemaj të cilët sipas saj kanë shpërndarë deklarata dhe shpifje monstruoze.

Musliu madje theksoi se vrasja e Tahir Zemajt në atë kohë, nga ndërkombëtarët ishte quajtur si vrasja e një krimineli nga kriminelët.

“Sot është një ditë shumë e dhimbshme, dita kur në Izbicë është përvjetori i masakrës më të madhe që ka ndodhur në Kosovë, mirëpo nuk mund të rri pa folur sepse më shtynë deklarimet dashakëqij dhe përçarëse të zotëri Zemaj dhe deputetes Malokut nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ju deputet tash e shumë kohë flisni dhe shpërndani shpifje dhe deklarata monstruoze të paqena kundër UÇK-së protagonistëve të saj. Ju paraqiteni si engjëj apo përfaqësues engjëjsh dhe bëni sehir sa herë sa i përket gjykatës special . Ju edhe vrasjet për motive të ulëta kriminale përpiqni t’i jepni ngjyrime politike. Ju kujtohen deklarimet të zyrtarëve ndërkombëtar në rastin e vrasjes së Tahir Zemajt kur thoshin, ‘u vra një kriminel nga kriminelët’. Të nderuar deputet, partia e Zemajt tash e 17 vite ka mbledhur dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së”, ka thënë Musliu.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Zemaj, i cili tha se në Kosovë ka ende njerëz me mendësi të mykur dhe të ndikuar nga grupet kriminale. Zemaj tha se UÇK nuk mbetet pronë e rrugaçëve dhe hajnave e bijve të Rankoviqit

“Kjo tregon që këtu në Kosovë ka akoma njerëz me një mendësi të mykur mbi të gjitha e ndikuar nga grupet kriminale që e kanë përdhos e kanë damkos Kosovën jo që nga lufta dhe nga paslufta por me vite të tëra. Trashëgimi e keqe e atyre që nuk e dojnë këtë shtet të pavarur nuk e dojnë sovran, dhe mbi të gjitha nuk e dojnë sundimin e rendit dhe ligjit. UÇK mbetet sinonim i luftës për liri dhe pavarësi, por nuk mbetet pronë e rrugaçëve, e hajnave e kriminelëve e të bijve të Rankoviqit”, ka thënë Zemaj.

Ndërsa deputetja Musliu ka thënë se e vërteta dhëmb dhe se dokumentet e dorëzuara në Hagë janë me fakte dhe se sa herë që kërkohen të tilla fakte ato do të bëhen të ditura.

Ndërsa emërimi i Mazllum Baraliut si anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës edhe pas dy herësh që u tentua të votohej nga deputetët nuk kaloi pasi që në sallë përkundër që ishin numër i mjaftueshëm për të bërë koorumin, ata nuk votuan, duke e shtyrë këtë votim për një seancë tjetër.

Ndërsa formimi i një komisioni hetimor për RTK-në të iniciuar nga AAK-ja nuk u votua nga deputetët me 34 vota kundër, 24 për dhe 2 abstenime. Fat të njëjtë me shtyrjen e votimit patën edhe rekomandimet nga debati parlamentar për Radiotelevizionin e Kosovës, pasi që grupet parlamentare të pozitës kishin nevojë për më shumë kohë. Ky votim u tha se do të bëhet javën tjetër.

Po ashtu për një seancë tjetër u shty edhe votimi për Avokatin e Popullit për shkak të mungesës së kuorumit./KP

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu