Gashi: Vdekja e Astritit ishte vrasje e pastër

0
565

tome-gashi

Aokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka deklaruar në emisionin Politikë në Tribuna Channel se familja Dehari ka pësuar një shok pas vdekjes së birit të tyre dhe kanë angazhuar avokat në këtë rast. Ai ka përkujtuar se Dehari shkoi në pranga në paraburgim dhe doli nga aty i vdekur në arkivol.

Gashi ka theksuar se vdekja ka qenë e dhunshme sepse me zhiletin që është gjetur nuk ka mundur të kryhet vdekja.

Vdekja është ngacmuar nga një nerv.

Sipas ti, rasti nuk është zbardhur me publikimin e raportit të autopsisë.

Prokurori e ka keqpërdor detyrën e tij, sepse ka thënë se janë kryer hetime, gjë që nuk është e vërtet.

Prokurori, sipas tij,m nuk ka iniciuar procedurë penale ndaj personave që kanë qenë përgjegjës për ruajtjen e Deharit.

Gashi ka përmendur se në luftë speciale janë përfshirë edhe mediet duke i publikuar pamjet e kamerave/. Gazeta Tribuna

Tomë Gashi ka thënë se nuk është zëdhënës i Vetëvendosjes por është vetëm një simpatizant i këtij subjekti politikë.

Sipas tij, familja ka kërkuar vetëm hetim të pavarur për zbardhjen e rastit.

Familja, sipas tij, kanë thënë se shteti ka përgjegjësi për vdekjen e birit të tyre, por nuk kanë përmendur emra të përveçëm.
Nëse do të dihej se kush e ka kryer vrasjen, atëherë do të kishte tjera veprime.

“Sipas meje kjo është vrasje e pastër”, ka thënë në mënyrë të prerë, Gashi./. Gazeta Tribuna

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu