
Shoqata e Gastronomëve ka shpallur Qeverinë, persona NON GRATA.
S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve, thonë Gastronomët, përcjellë Gazeta Blic.
Ata thonë se Qeverisë nuk do i shërbejnë në kafe, bare dhe restorante.
Vendimi thonë se hyn në fuqi menjëherë.
Ky është njoftimi i tyre i plotë:
S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve.
Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm). Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.
