Gazeta Dita e Tiranës sulmon ashpër Kryeministrin Isa Mustafa

0
681
Isa dhe Jabllanoviqi
Isa Mustafa duke u zgerdhir me Jabllanoviqin

Gazeta Dita e Tiranës e cila është organ i afërt me socialistët dhe sidomos me Kryeministrin Edi Rama ka sjellur një shënim në të cilin Kryeministri i Kosovës është sulmuar rëndë për shkak të Jabllanoviqit. Kjo gazetë pat portretuar pokështu Mustafën kur u zgjodh Kryeministër dhe atë me tone mëse kritike. Sërish kemi një shënim i cili zor të gjindet edhe në mediat e Kosovës. Në vijim komenti i Gazetës Dita:

SHËNIM: Ka vërtet një problem më të madh se Jabllanoviçi: quhet Isa Mustafa! Dhe ja pse…

Vërtet që serbi në qeverinë e re Mustafa – Thaçi, Jabllanoviç, nuk përbën hallin më të madh të Kosovës, siç po e thotë përdita shefi i tij shqiptar, Isa Mustafa; madje ai është hiçgjë përballë një qeverisjeje si ajo e Prishtinës, që ka detyruar qytetarët e vet që të marrin arratinë prej atdheut për të përfunduar stallave të bagëtive të Europës…si dikur prej bashkëpatriotëve të Jabllanoviçit. Por si u shpreh dje kryeministri Mustafa: që për rastin e ministrit Jabllanoviç, do shihet nëse ka shkelur gjëkundi Kushtetutën; që do të thotë se shprehja e tij “egërsira” dedikuar sa nënave zemërcoptuara gjakovare, konsiderohet ose jo, shkelje kushtetuese!!! Se fjala vjen, një ministër nuk pengohet nga Kushtetuta që të artikulojë fjalën “egërsirë”, por kleçka juridike është në faktin se, nëse kjo duhet përdorur vetëm për kafshët, apo dhe për njerëzit. Me ç`shihet pra, juristët kosovarë janë përballë një sfide të jashtëzakonshme profesionale; ndërsa jurispudenca botërore me këtë rast, do prodhojë një preçedent më tepër ku aspekte etike, detyrohet të intepretohen juridikisht./Gazeta Dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu