Gazeta “Dnevnik: BDI po bllokon të gjitha nismat ligjore të Gruevskit

0
885

qeveria maqedone

Shkup, 5 shkurt – Gazeta “Dnevnik” shkruan sot se BDI ka bllokuar të gjitha nismat ligjore që janë propozuar nga Qeveria.

Fjala është për Ligjin e Avokatit të Popullit, Ligjin për Stemën dhe ndryshimet kushtetuese.

Për të gjitha këto drafte, Qeveria ka dhënë miratimin fillestar, por janë bllokuar në Kuvend nga deputetët e partisë së Ahmetit.

Partia shqiptare në pushtet po bllokon draftet me anë të mekanizimit të Parimit të Badenterit dhe të shumicës së kualifikuar, që kërkon 82 vota.

BDI nuk ka bërë ende asnjë paralajmërim nëse do të votojë këto drafte.

Ndërkohë, gazeta nuk përjashton që mosvotimi i ligjeve nga deputetët e rebeluar të jetë një skenar i Ali Ahmetit.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu