Për dy vëllezërit kosovarë të arrestuar në Gjermani për terrorizëm ka raportuar edhe gazeta prestigjioze “The Guardian”
Plani i vëllezërve kosovarë ishte që ta çojnë në ajër qendrën tregtare në Oberhausen të Gjermanisë. Kështu ka thënë policia gjermane, e cila që nga sulmi në Berlin ka filluar kërkimin e terroristit Anis Amri në të gjithë vendin.
Gazeta “The Guardian”, shkruan se autoritet gjermane kanë arrestuar dy vëllezër Kosovar, të dyshuar për planifikimin e sulmit terrorist në një nga qendrat tregtare më të mëdha në Gjermani, në qytetin jugor gjerman Oberhausen.
Dy vëllezërit, 31 dhe 28 vjeçar me origjinë kosovare, u arrestuan nga forcat speciale në qytetin e Duisburgut, pas informacioneve të marra nga shërbimet e sigurisë në orët e vona të ditës së enjte. Ende nuk është e qartë nëse sulmi është i lidhur me atë të ditës së Hënë në Berlin, ku 24 vjeçari tunizian Anis Amri, hyri me kamion në një qendër tregtare, duke vrarë 12 njerëz, shkruan “zeri.info”.
Qendra tregtare e sulmuar nga vëllezërit kosovar , CenterO, gjendet në krahinën e zhvilluar industriale të Rurit dhe është më e madhja në Gjermani me mbi 250 dycane, të cilat në këto kohë janë të stermbushura me njerëz.
ISIS ka marrë përgjegjësi për këtë sulm i cili po cilësohet si më vdekje prurësi në shtetin gjerman. Kurse autoritete gjermane janë ende në kërkim të 24 vjeçarit tunizian Anis Amri.