Gazetari i RTK-së përfshihet direkt në fushatën e Kadri Veselit

0
875

Njëri prej gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës është përfshirë direkt në fushatën e Kadri Veselit dhe PDK-së për pushtet.

Muharrem Miftari, gazetar në ueb faqen e RTK-së, është prezantuar në një videoklip të shkurtër të Kadri Veselit së bashku me bashkëshorten e Veselit, kandidatin e PDK-së për deputet – Fadil Beka, zyrtaren e kësaj partie – Mrika Tahirin dhe ish-eprorin Fadil Kodra.

Përfshirja e gazetarëve në fushata elektorale është e ndaluar me kod të etikës si dhe me rregulloren e punës së Televizionit publik.

Në këtë video Miftari prezantohet si shok i fëmijërisë së liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Gazetari nga Mitrovica e cilëson Veselin si të drejtë e parimor.

“I afërt me njerëz, i drejtë, parimor, njeri që e mbron të vërtetën”, thotë gazetari Miftari.

RTK-ja si medium publik është kritikuar për anim politik dhe kapje nga PDK-ja. Televizioni vazhdimisht promovon Partinë Demokratike të Kosovës dhe asnjëherë nuk ka sorje kritike për këtë parti. /Insajderi.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu