Gazetarja e guximshme e Alsat’it përzë nga studio politikanin maqedonas (Video)

0
668

Al Sat

Në emisionin e sotëm “Rruga Drejt”, ku po diskutohej për qeverisjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ku të ftuar ishin Nikolla Gelevski, aktivist politik, Ermira Mehmeti deputete e BDI-së dhe Stefan Vllahov Micev nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, ky i fundit pati një përplasje verbale me drejtuesen e emisionit, Arta Tahiri Shqiptare nga Shqiperia.

Në ndihmë të Tahirit erdhi edhe deputetja Mehmeti, por maqedonasi vazhdoi sërish.

Micev mesa duket e shqetësoi përdorimi i gjuhës shqipe në emision dhe nisi të ofendojë dhe të kërcënojë.

Teksa largohej nga studio, i përzënë nga gazetarja Tahiri, Micev kërcënoi se, do të vijë koha që shqiptarët nuk do të mund të flasin gjuhën e tyre në Maqedoni.

Gjesti i Arta Tahirit për ta larguar nga emisioni “Rruga drejtë” të TV Alsat-M, Stefan Vllahov Micevin nga “Manifesti maqedonas”, organizatë që mbron politikat e VMRO-së, për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve ka hasur në përkrahje të jashtëzakonshme te opinionin shqiptar.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OKl1zfFkezQ” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu