Gedafi nis bisedimet për azil politik

0
812

Gedafi ka nisur në mënyrë të fshehtë tratativat për t’u dorëzuar. Në këmbim të largimit, koloneli kërkon azil në një vend mik. Lajmin e bën të ditur e përditshmja angleze “The Telegraph”, e cila informon se disa diplomatë kanë nisur negociatat për të arritur një marrëveshje që i garanton kolonelit largimin e sigurt nga Libia. “Marrëveshja nuk është arritur akoma”, citon gazeta britanike një burim anonim.

Hipotezat se bisedimet janë ndërmjetësuar nga Afrika e Jugut janë përgënjeshtruar. Një nga destinacionet e mundshme të Muamar Gedafit mbetet Burkina Faso. Pikërisht ky vend mund të jetë destinacioni përfundimtar i një autokolone të regjimit, e cila disa ditë më parë kaloi kufirin me Nigerinë, duke transportuar funksionarë të regjimit, para dhe ar. Por hipoteza se në të ndodhej edhe koloneli ka rënë përfundimisht.

Ndërkohë, një nga koordinatorët përgjegjës për kërkimin e Gedafit, Hisham Buhagiar, ka thënë se sipas disa informacioneve, koloneli po përpiqet të drejtohet në drejtim të Çadit apo Nigerit. Ndërsa disa burime ushtarake të Francës në Niger konfirmuan se një autokolonë prej 250 mjetesh është shoqëruar nga ushtria deri në qytetin Agadez.

Sipas SHBA, në mjete udhëtonin besnikë të Gedafit. Uashingtoni i ka kërkuar vendit të varfër, ish-koloni e Francës, të ndalojë çdo të dyshuar për krime gjatë revoltave kundër regjimit të Gedafit. Ndërkohë, zëdhënësi i kolonelit, Moussa Ibrahim, vazhdon të këmbëngulë se Gedafi është akoma në Libi. “Është akoma në Libi. Është i sigurt, në gjendje shumë të mirë dhe me moralin lart”, ka thënë Ibrahim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu