Genjeshtrat s`mund të montohen kurr mbi të vertetat

0
831

E verteta dhe genjeshtra jane dy anët e një morali njerëzor, ku e verteta është ana e shndritshme e vlerore e tij dhe, genjeshtra është ana e errët dhe shterpëzuese morale. Në kohëra të ndryshme të ecurisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore, këto dy “armë” janë përdorur për dy qellime krejt te kunderta me njera – tjetren. Në se “e verteta” është përdorur për të vertetuar ato çka natyra dhe shoqëria njerëzore me ligjësitë e tyrë objektive e subjektive ua kanë sjellë kohërave dhe njerëzimit si përvoja morale, shkencore, si “shkollat” nga të cilat çdo qënie njerëzore, e shëndetshme mendërisht, nuk mund të shkëputet prej saj, së mësuari tërë jetën, në anën tjetër, qendron “genjeshtra” si antivlera morale me të cilën, fatkeqësisht, ka bashkëjetuar njerëzimi, në rrugën e tij të gjatë historike. Të flasësh për njërën apo tjetrën nga këto dy cilësi morale njerëzore, duhet shumë kohë dhe, këto meritojnë studime të veçanta nga ana e psikologëve, sociologëve, etj.

Në këto kohërat “moderne” të këtij fillimshekullit të ri, dukuria e përpjekjeve, me çdo kusht, për ta montuar “të pavertetën”, pra gënjeshtrën, mbi ballinën e “të vertetës”, është një dukuri sa e shëmtuar, sa e pamoralshme, aq edhe e vjetëruar, e dëmshme dhe me efekte të rrezikshme regressive për një shoqëri të caktuar. Fallsifikimi, pra tjetersimi, i të vertetave, nga individë, grupe a forca të ndryshme politike, në ditët e sotme, gjithnjë e ka një platformë të paracaktuar, por gjithnjë, në thelbin e asaj platforme, gjallon shpirti i zi, qellimi i keq me të cilin do të justifikohen të gjitha mjetet e përdorura nga këta fallsifikatorë, për ta montuar në trurin e shoqërisë, “genjeshtrën” si të vertetë. A ka krim më të madh se sa ky? Kështu bëri edhe Hitleri, kur u mundua t’ua fshijë kujtesën njerëzve.

Dëmi i madh që sjell një veprimtari e tillë, në botëkuptimin e formuar prej dekadave e shekujve, në një shoqëri, është sa i pallogaritshëm, aq edhe kriminal. Në se epokat e periudhat historike mbahen qendrueshëm në kujtesën e një kombi, kjo ndodh për shkak të “të vertetave” me të cilat kanë folur, kanë mbijetuar, kanë shkruar historinë dhe, kanë lënë mesazhet e tyre gurthemelta në formimin vleror njerëzor, këto epoka e periudha.

Të përpiqesh që të luash me të vertetën, në fushën e “të pavertetës”, pra “genjeshtrës”, pikësëpari është pamoralshmëri e atyre “lojëtarëve” të djallëzuar e kriminelë. Sot, kur dëgjon lloj – lloj “të pavertetash” trashanike për historinë tonë kombëtare, për ngjarje madhore, me peshë në këtë histori, për figura madhore historike, politike, shoqërore, nuk të ngelet gjë tjetër në dorë veçse të kujtosh thënien e urtë popullore që thotë: “Habitet i mençuri, çka din të thotë e bëjë budallai!” E, historia e shkruar nga budallenjtë, është sa kriminale, aq edhe qesharake e mjerane.

E verteta, në fakt nuk ka nevojë të mbrohet, sepse ajo është e vetmbrojtur, por ai, apo ata që luftojnë për të vertetën, duhet ta zbulojnë atë nga plehrat e “genjeshtrave”, hedhur qellimisht mbi ato, nga plehrat e historisë. Kjo luftë duhet kuptuar si lufta midis “të mirës” dhe “të keqës”, një luftë e panderprerë kjo në historinë njerëzor e, ku ka fituar gjitmonë “e verteta”. Pra, siç shihet kjo është një luftë për jetë a vdekje midis vlerave e jovlerave, midis dritës së diellit dhe errësirës së natës së pabesë.

Jo pak përpjekje të ethshme kemi parë e po shikojmë, këto më se dy dekadat e fundit, të bëra nga individë të veshur në mënyra shumë të dyshimta, me pushtet, nga grupacione a forca politike, që s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat e verteta njerëzorë, por që tërë ditën i mbajnë ato duke i mbllaçitur në gojë e, tërë natën si hiena, sulen mbi to dhe i tjetersojnë apo i shuajnë ato për hesapet e tyre, pse jo edhe jokombëtare. Përpjekjet e shfrenuara, në vitin e 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqiperisë, nga kryeministri i Shqiperisë, për ta rishkruar Historinë, e deshmuan, e deshmojnë e do ta vertetojnë qellimin ogurzi e joatdhetar të këtij njeriu teper të dyshimtë, në skenën tonë politike. Historia dhe vlerat e saj vetshkruhen e vetvendosen në memorien e një kombi. Ato nuk mund të rishkruhen e, as të tjetersohen. Gjithkush që din të lexojë, ka vetem një detyrë ndaj të vertetës dhe historisë: Ta lexojë atë ashtu siç është vetëshkruar e, ta interpretojë më mesazhet e mësimet që përcjell ajo. Çdo veprim ndryshe nga ky, është sa qellimkeq, aq edhe donkishotesk.

Këta njerëz “të pushtetshëm”, sa kur perpiqen të futin hundët e tyre të ndyta edhe në histori, apo edhe i kanë futur, merret me mend se çfarë ndotje i shkaktojnë historisë.

Kjo ndodh edhe me rastet e ulëta, kur një figurë historike e djeshme, pse jo edhe e sotme, sulmohet për shkak të madhështisë vlerore që ka ai, në raport me pavlerorin e veshur me pushtet. Lufta e drejtë dhe e moralshme është virtyt i njerëzve të mëdhenj e plot virtyte morale e njerëzore. Kjo kategori njerëzish, ndonëse është më e vogël në numër, ajo pëshon më shumë se sa e tërë pjesa tjeter pavlerore. Është pikërisht kjo masë vlerore që ia jep fytyrën e përmbajtjen një shoqërie. Të prekësh mbi këtë bazament shoqëror, është çmenduria e të çmendurve politikucë, shpirtvegjel e symbyllët.

Shumë baltë është hedhur në këto më se dy dekadat e fundit mbi epopenë më të lavdishme te historisë tonë kombëtare, atë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, mbi figurat e saj historike e ngjarjet e mëdha të saj. Kush i bëri, po i bën e, do t’i bëjë edhe në të ardhmen këto çmenduri? Dihet! Një pushtet i vjellë nga ndyrësirat historike, duartë e të cilëve ende nuk kanë mundur ta lajnë gjakun, lyer në krimet kundër popullit, lirisë e begatisë së tij, kundër lirisë e pavarësisë së Atdheut.

Edhe sot kur kombi ynë po lufton për jetësimin e ëndrrës shekullore, atë të ribashkimit kombëtar, në pritë si cuba, për ta vrarë këtë ëndërr, na dalin ca pseudopolitikanë që janë gati ta shesin e falin Atdheun e interesat kombëtare, vetem për ruajtjen e karrigës së ndyrë të pushtetit të krimit e, sundimit përmes tij të Shqiperisë e shqiptarëve, kudo në trojet tona natyrore. Përse edhe epopeja më e lavdishme bashkëkohore e historisë tonë, ajo e Luftës Çlirimtare të Kosovës, po synohet të lihet në harresë; po synohet që figurat e saj madhore historike të mos permenden e të lihen në heshtje? Përsë komandantët e lavdishëm të UÇK-së, menjëherë pas mbarimit të luftës u akuzuan njëlloj si pushtuesit kriminelë serb? Përse u lanë në mjerim një pjesë e madhe e luftëtarëve të UÇK-së, pas përfundimit të luftës? Përse po mbushen listat e veteranëve të ish UÇK-së me njerëz të dyshimtë e spiunë të UDB-së e sherbimeve të tjera antishqiptare? A nuk e kanë një platform antishqiptare edhe këto veprime?

Edhe në ato tribunalet kriminale të padrejtësisë botërore, luftëtarët shqiptarë e mundën atë padrejtësi, duke i deshmuar tërë botës në drejtësinë e kauzës për të cilën derdhen gjak dhe për të cilën janë ende të gatshëm ta mbrojnë atë që fituan me heroizëm e lavdi. Nuk mund të rri pa e cekur rastin “LIMAJ”, pra atë të Komandant “Çelikut”. Ky rast flet më shumë se sa volume e tëra historike, shkruar për një luftë çlirimtare të një populli.

Ulja e “Çelikut” në bankën e të akuzuarit, por edhe shumë shokëve të tij, si ai, njëlloj si e kryekriminelit më të madh të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, në Europë, Sllobodan Millosheviçi, përbën edhe turpin më të madh moral e institucional të organizmave me peshë nderkombëtare, të kësaj botës së sotme. Edhe kur Fatmir Limaj ua bëri autopsinë kriminelëve e frymëzuesit të tyre, sy më sy, në Hagë, kjo botë, çuditërisht “aleate”, nuk u ngop ndaj sfiduesit të luftës kundër pushtuesit, por edhe të luftës për rindertimin e Kosovës së re, të lirë e demokratike. Segmentet të caktuara, të infiltruara në organizma të reja, si zgjatime metastazash kancerogjene, prej politikave proserbe te Europes se vjeter, pse jo të mbështetura edhe nga ata që ia shitën shpirtin djallit për një karrige pushteti, montuan GENJESHTRA pa fund e në mënyrë të paskrupullt mbi fytyrën e përmbajtjen qelibar e heroike të jetës, luftës e punës së Fatmir Limajt.

Gjithkush din të lexojë midis rreshtave, se e tërë kjo veprimtari anti-Limaj, nuk drejtohet thjesht kundër këtij njeriu të madh, por kundër Epopesë së LÇK e vlerave të saj, për të shkuar drejt eklipsimit në harresë të tërë asaj epopeje heroike e, komandantëve të saj që i dhanë emer, jetë e lavdi, nga emri, jeta e lavdia e tyre.

Arrestimi i disahershëm i Fatmir Limajt, është padyshim një arrestim i zërit, shpirtit, qendresës, heroizmit, krenarisë e lavdisë së çdo shqiptari të vertetë e të ndershëm; është arrestim i ëndrrës së madhe të Kombit shqiptar; është përpjekje për arrestim të përpjekjeve gjithëkombëtare drejt Bashkimit të pashmangshëm Kombëtar.

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”, – thotë populli ynë i urtë. As veprimtaria heroike edhe e lavdishme e Fatmir Limajt, në sherbim të Kombit e Adheut, nuk mund të mbulohet me asnjë lloj shoshe, por as, edhe veprimtaria e ulët e çnjerëzore e atyre që montojnë të paverteta e genjeshtra të ndyra mbi të vertetën kryenaltë “LIMAJ”, nuk mun t’i fshihen neser gjyqit të pamëshirshëm të historisë. Shembulli i Fatmir Limajt është shembulli i shqiptarisë, është burim frymëzimi e krenarie në këto kohëra të vertetash, të sulmuara nga llumi historik e shoqëror, politik e “miqësor” bashkëkohor.

 

Tiranë, me 24. 02. 2013.

 

Nga, Mendim Sfida

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu