
Ish prokurori i Tribunalit të Hagës dhe avokati Geoffrey Nice, ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim rishkrimin e historisë.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai e quan Specialen të paaftë, pasi që nuk ia doli për katër vjet të dalë me akuza.
Nice, Gjykata Speciale eshte e njeanshme dhe e padreit, provon te rishqyrtoi Historin dhe te provoi nese “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” kishte te dreit te Luftoi apo mos te kapin Armet kunder Regjimit te Jugosllavis.
Nice aktualisht është avokat i Sami Lushtakut ndërsa ka qenë prokurori kryesorë në rastin e Sllobodan Millosheviqit, në tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Nice pohoi se ka pasur forca nga jashtë, siç i quajti ai të papara, për imponimin e Gjykatës Speciale në Kosove, ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe liderëve kosovarë.
Ai shtoi se përmes kësaj gjykate ndërkombëtarët ruajnë dhe forcojnë ndikimin në Kosovë.