“Gëzimi dhe Liqeni i Ngrirë” në Qendër të Västerås-it

0
1012

Në qytetin suedez Västerås (lexo: Vesteros) që radhitet ndër pesë qytetet më të mëdha të Suedisë u përurua skulptura “Gzimi”, për të kujtuar fëmijët refugjatë që u detyruan të ikun nga vendet e tyre në kërkim të një t´ardhme më të mirë. Edhe Gëzim Dervishi nga Dodona e Drenasit kishte pasë një fat të këtillë. Dhe pikrisht atëherë kur filloi të integrohet u dëbua nga Suedia. Ishte dora e artë e skulptorit Knutte Wester që e ktheu prap në Suedi, por jo fizikisht por të skalitur në bronz! Historia e Gëzimit është e dhimbshme dhe e dashur sikurse e mijëra e mijëra fëmijve kosovarë që kishin përjetuar tmerret e luftës.
Ndodhi kështu që ditë më parë në Televizionin e Suedisë u transmetua premiera e filmit dokumentar “Kthimi i Gzimit”, që në fokus ka Gëzim Dervishin, i cili si fëmijë provoi kampe të ndryshme refugjatësh, së pari në Bllacë e pastaj edhe në Evropë. Ky film preku publikun suedez dhe atë shqiptar!
Pa kaluar shumë kohë artisti Knutte Wester kishte fituar të drejtën që skulpturën e Gëzimit ta vendoste në një nga rrugët qendrore të Västerås-it. Përurimi u bë më 27 mars në një ditë të bukur me diell dhe me atë rast merrnin pjesë qytetarë suedez e shqiptarë dhe politikanë të ndryshëm të qytetit.
Përurimin e bëri Margareta Israelsson, kryetare e bordit për kulturë, rini dhe sport. Ajo tha se ndjehet krenare që qyteti i saj mban skulpturën e Knutte Wester duke theksuar se Gëzimi si një fëmijë refugjat simbolizon emigrimin në Västerås, si qytet i pestë për kah madhësia në Suedi, me 138 000 banorë prej të cilëve 25 000 janë me prejardhje të huaj. Pavarësisht kësaj edhe suedezët etnik të këtij qyteti mund të quhen si emigrues për shkak se një numër i madh prej tyre janë shpërngulur nga mjedise tjera për një ardhmëri më të mirë. Po ashtu edhe fati i Gzimit simbolizon probleme me të cilat ballafaqohen fëmijët anë e mbanë botës. Mungesa e shkollimit, shfrytëzimi i tyre në trafikimin e qenieve njerëzore e shumë e shumë probleme tjera. Por ai që duhet të flet sot këtu është pikrisht skulptori Knutte Wester i cili me punën e tij ka bërë të mundur që kjo skulpturë të jetë këtu, tha veç tjerash Margareta Israelsson (S) kryetare e bordit të qytetit për kulturë, rini dhe sport.
Ndërkaq skulptori Knutte Wester që derdhi në bronz mikun e tij Gëzim Dervishi tregoi se Gëzimi e vizitonte pothuajse për çdo ditë në atelenë që e kishte zhvendosur asaj kohe në Boliden. Në ditën kur Gëzimi me familjen ishte transferuar këtu kisha filluar të xhiroj arritjen e refugjatëve dhe prej atëherë Gëzimi vinte e më vizitonte në atelenë time ku hante ndoj gjë por edhe argëtohej. Gëzimi ishte një djalë me energji pozitive dhe mjaft kurreshtar. Por pas një viti prindërit e tij kishin marrë njoftimin trishtues: do të dëboheshin prap në Kosovë. Prej asaj dite Gëzimi s´ishte më ai çuni plot energji. Enti për Migracion kishte ndryshuar me pak fjalë jetën e Gëzimit. Ndaj edhe skulptura që vendosëm këtu kap këtë moment kur Gëzimit ju këputën shpresat. I ulur në bankë filloi të qante dhe me lot në sy më thoshte: Knutte, Knutte, Knutte pse veç na duhet të shpërngulemii?!…tregon me lot në sy skulptori Wester.
Aurora Pirraku Erikoson (S) politikane socialdemokrate, theksoi se statuja ka rëndësi shumë të madhe. Ndërkaq Västerås-i duke i dhënë hapësirë kësaj skulpture ka bërë diçka shumë të madhe për refugjatët e fshehur. Këtyre fëmijëve ju nevojitet ndihma nga Västeråsi dhe Suedia. Shumë qyeterar nga Kosova sot bisedonin me njërin tjetrin duke u shprehur, “Oh, Västeråsi na paska parë , na paska vrejtë se si kemi vuajtur nga lufta e Kosovës. Qyteti i Västeråsit është i pari që ngriti një statujë për fëmijën shqiptar si simbol i vujatjeve të një refugjati dhe kjo është gjest shumë human.
Kurse Murat Koci nga kryesia e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Suedi, thot veç tjerash se në punën e tij si mësues i gjuhës amtare ende ka nxënës refugjatë që janë të fshehur dhe se fytyra si të Gzimit vren pothuajse përçdo ditë tek fytyrat e dy apo tre nxënësve të tij, prindërit e të cilëve janë dëbuar në Kosovë.
Ishte ditë e bukur fundmarsi, ulemi së bashku pranë statujës së “Gezimit ” me Knutte Wester, i cili shprehet i kënaqur që skulptura e Gzimit zë vend në këtë qytet kurse një tjetër e ngjashme “Gëzimi dhe liqeni i ngrirë” pritet të përurohet më vonë në Täby (lexo:Teby) një nga komunat e Stokholmit. I nxitur nga këto projekte i bëjë nje pyetje: A do të ishte gëzimi i qytetareve sot më i madh po të ishte kosovari Gëzim Dervishi këtu e ta bënte skulpturën shum më autentike, më të besueshme, më jetësore e që do t´ía kthente buzëqeshjen. Personalisht vijë nga regjioni i Drenasit prej nga është edhe Gëzimi, të falënderoj për ketë vepër të madhe artistike. Pas të gjitha gjërave positive kjo pytje nuk doli dhe aq mirë por ai mu përgjigj kështu:” Është vështirë, ti e di se ai ka qenë i debuar dhe vështirë që zyra për të huaj do ta kishte lejuar prap ta vizitonte Suedinë. Por po mendoj se do të ishte më mirë ti ndihmohet me një bursë shkollimi. Ai jeton në varfëri. Është më e arsyeshme të mendojmë se si ti ndërtojmë një jetë të re në Kosovë sepse po erdhi këtu mund ti përsëritet historia ” thot skulptori Wester.
Ngjarja e bukur kulturore kishte tërhequr vëmendjen e qytetarëve në Västerås por edhe ndër radhët e komunitetit shqiptarë qe jeton në këtë pjesë të Suedisë.

Material filmik nga ngjarja eshte ne kete link http://www.tv4play.se/nyheter_och_debatt/nyheterna_vasteras?title=skulpturen_gzim_i_vasteras&videoid=2174790
Ndersa foto mund te merni ne kete link https://www.facebook.com/photo.php?fbid=412067498807014&set=at.412063725474058.106771.100000113026904.100001215334683&type=1&theater

 

Nga. Astrit Gashi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu