Gjenerali amerikan: UÇK-ja planifikonte ta sulmonte Shkupin

0
766

Gjenerali amerikan Entoni Tejta ishte komandanti i cili në vitin 2001 e udhëhoqi operacionin për tërheqjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Haraçina e Shkupit. Në bisedën për MIA-n ai sqaron se shqetësimi më i madh ishte kërcënimi i UÇK-së se përderisa ballafaqohen me disfatë në Haraçinë, do të fillojnë me sulme nëpër rrugët e Shkupit.

“Ata (UÇK) filluan të kërcënohen me sulme ndaj kryeqytetit, duke thënë se ajo do të jetë një lloj Tet-ofensivë, e ngjashme me atë në Vietnam. Presidenti i Maqedonisë na u lut të hyjmë në Haraçinë, me çka unë mora komandë nga gjenerali Ralston, komandanti suprem i NATO-s. Brenda kishte skenë klasike ushtarake, me ndërtesa të rrënuara, raketa të vendosura në tokë si pikatë, kafshë të ngordhura, guerilas të plagosur.

Unë hyra me kamionë, autobusë dhe me ekipe mjekësore. Kërkuam nga guerilasit që të rreshtohen, u takova me komandantin e tyre Hoxha, një njeri i ulët me mjekër. E drejtova gishtin kah ai, i thash se nuk kam autorizim që ti çarmatos njerëzit e tij, por do të duhet patjetër ti zbrazin armët para se të hipin në makinat e mia. I thash që t’iu urdhërojë njerëzve të tij të vihen nën komandën time”, deklaron Tejta.

Tejta thekson se njësitet e tij më pas kanë patur vështirësi të mëdha nga fshati Nikushtak që të kthehen në bazë. “Ushtria maqedonase nuk na lejoi të shkojmë, civilët vendosën bllokada në rrugën dhe disa orë biseduam që të kthehemi në rrugën e njëjtë nga e cila erdhëm. Gjithsesi shumë shpejtë filluan përleshjet mes ushtrisë dhe guerilasve, ndërsa ne ishin mes tyre, por ushtarët e mi treguan përmbajtje që të mos hapin zjarr ndaj askujt. Kisha rreth 70 ushtarë në terren, bashkë me shoferët e kamionëve. Në fund duheshe patjetër të kalojmë nëpër Nikushtak dhe nga ana tjetër e Haraçinës.

Edhe atje kishte çetë tenkiste të ushtrisë maqedonase, por gjetëm rrugë fshati përmes të cilit u tërhoqëm. Menjëherë ditën e ardhshme, forcat maqedonase hynë në Haraçinë dhe e siguruan. Presidenti i Maqedonisë u pajtua me propozimin e NATO-s për çarmatim të guerilasve të UCK-së, përmes operacionit ‘Korrja e domosdoshme’, në të cilën u dorëzuan mijëra copë armë. kjo ishte periudha më e rëndë, por Qeveria e Maqedonisë dhe popullata shqiptare në Maqedoni bashkë dolën si fitues”, thotë mes tjerash gjenerali amerikan Tejta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu