Gjergji: Isa Mustafa ka nevojë për pushim

0
860

Rexhep Gjergji

Profesori Rexhep Gjergji përmes një deklarate për media ka thënë se analizat flasin se marrëveshja me Malin e Zi Kosovës i merr 8 997ha sipërfaqe, ndërsa marrëveshja me Serbinë Kosovës i krijon probleme afatgjata në funksionimin e saj.

“ Këto dy lëshime që i bëri Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe skandale të tjera të qeverisë, Kryetari i saj, Isa Mustafa, përpiqet ti mbrojë duke ua mbyllur gojën kundërshtarëve politik me fyerje e ofendime duke u shërbyer me një fjalor të egër e të pa cipë dhe tepër primitiv. Mustafa bashkë me disa bashkpartiak dhe qeveritarë të tij po na turpërojnë e ofendojnë me nivelin e ulët intelektual dhe po na frikojnë me papërgjegjshmërinë me veprimet që bëjnë. Ata nuk janë racionalë! “, ka thënë Gjergji.

Ai më pas ka theksuar se kanë humbur fare ekuilibrat, veçanërisht mënyra e komunikimit të Mustafës është e ulët, cinike, arrogante dhe nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën politike që gjithherë ka kultivuar LDK në komunikim me publikun dhe oponentët politik.

“Kjo gjuhë e egër dhe fyese e zyrtarëve të lartë të shtetit, qofshin ata pozitarë apo opozitarë, duhet të ndërpritet menjëherë sepse po krijon polarizime dhe po shkakton situatë të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Diktatorët dhe diktaturat kështu janë krijuar gjithmonë. Duket që Isa Mustafa ka nevojë për pushim!”, ka thënë Gjergji./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu