Gjilan: Në fshatin Nasalë inaugurohet objekti i xhamisë së re

0
1337

Në fshatin Nasalë të Gjilanit, sot, është bërë inaugurimi i objektit të xhamisë se re, në prani të shumë qytetarëve, besimtarëve imamëve dhe hoxhallarëve nga Gjilani dhe Anamorava.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe muftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij, Naim Aliu, kryetar i BIK në Gjilan, Iljaz Mustafa, kryeimam i KBI-së së Gjilanit, kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe nënkryetari, Arber Ismajli.

Përurimin e xhamisë e bëri myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i cili pasi uroi besimtarët e këtushëm për objektin e ri fetar, foli edhe për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të fesë islame, tek ne, e sidomos, për rëndësinë që kanë objektet e kultit për besimtarët islam në tërësi.

Ndërkaq kryetari KBI-së së Gjilanit, Naim Aliu, në fjalën e tij përshëndetëse tha se besimtarët e fshatit Nasalë, që sot kanë ditë feste, me rastin e përurimit të objektin e ri fetar, për të cilin kanë patur nevojë kaherë, sot u bë realitet, edhe në këtë fshat rrënzë maleve të Karadaket të Gjilanit.

“Inaugurimi i këtij objekti fetar u bë në vigjilje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, andaj unë iu uroj faltoren e re si dhe muajin e madhërishëm të Ramazanit”, tha në fjalën e tij, Naim Aliu.

Kyrse në emër të Komunës së Gjilanit, ka uruar nasalasit, me rastin e inaugurimit të xhamis së re, edhe kryetari, Lutfi Haziri.

Xhamia e Nasalës ka një dimensioni prej 13 m.X 8 m. E ndërtuar në stilin bashkëkohor, sikurse pothuajse të gjitha xhamitë e reja të ndërtuara pas luftës në teritorin e Gjilanit. Ka katër kube, një të madhe dhe tri të vogla të cilat prej së largu e identifikojnë këtë objekt se është xhami. Kjo xhami ka një oborr të një sipërfaqeje prej diku rreth 15 ari tokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu