Gjilani-Presheva-Kumanova,duhet të shpallen zona të lira Ekonomike

0
787

Gjilani si qendër e Anamoravës që kufizohet me Preshevë, Bujanoc, Medvegjë por dhe me Kumanovë e Likovë .Së pari jan tri Rajone , jan bukur të mdha në shtrirje e që jan të lidhura në mes veti ku  kufizohen dhe  jan tri shtete .  Gjilani i plotëson kushtet pasi është qyteti më i madh se të gjitha këto qytete tjera .Është edhe qytet universitar   .  Shpallja e Gjilanit si zonë ekonomike do të ndihmonte , si :

 

– Në  bashkëpunimin ndërkufitar të këtij trekëndëshi kufitar ,

– Do të jet një hap shumë i madhë i përkrahësve të prodhuesve së këtyre  tri rajoneve ,

– Do të jetë një mbështetje e eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës,

– Do të ndikojë në ambientin e të bërit biznes ,

– Do ndikoj shumë në integrimin e një tregu të përbashkët   shqiptarë ,

– Do do të ndikojë në integrimin e ekonomisë gjithë shqiptare në tregun unik të Europës .

 

 

Të gjitha parakushtet , të gjitha specifikat i plotëson që zona  ekonomike në Gjilan të shpallet sivjet  , sepse do të jenë mbështetëse e fuqishme e bizneseve të tri rajoneve dhe më gjër . Do ndikoj  në radhë të parë pozitivisht në ushtrimin e aktivitetit biznesor,të këtyre tri rajonneve-gjegjësisht tri shteteve por që e kan një emërues të përbashkët jan të banuara me shumicë shqiptare dhe kan premisa të forta për nxitje dhe zhvillim  ekonomik .

 

Kjo zonë e lirë ekonomike do të jetë  një realitet i ri për këto tri rajone që shumë afër është edhe me Rajonin tjetër të shtetit Bullgar etj .Është nevoj imediate që Qeveria dhe parlamenti i Kosovës së bashku me parlamentin edhe të Maqedonisë dhe atë të Serbisë  që në një të ardhme të afërt të marrin një vendim të drejtë dhe që Gjilani,Presheva dhe Kumanova,duhet  të  shpallen zona të lira Ekonomike

 

Mars  2014

Shkruan : Refik HASANI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu