Gjuriq dorëzon çelësat e 24 banesave për serbët

0
457
Gjuriq dorëzon çelësat e 24 banesave për serbët

Serbia ka ndërtuar 12 soliterë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, të cilët janë populluar me serbë të zhvendosur nga pjesë të ndryshme të Serbisë. Marko Gjuriq të enjten ka dorëzuar çelësat e banesave për 24 familje serbe, shkruan Gazeta “Zëri”.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë qëndrimit të tij në veri të Ibrit ka dorëzuar çelësat e 24 banesave për serbët në një objekt të ndërtuar me financimin e qeverisë së Serbisë në “Lagjen e Boshnjakëve”. Serbia në këtë lagje ka ndërtuar 12 soliterë, të cilët janë populluar me serbë të zhvendosur nga pjesë të ndryshme të Serbisë, të kthyer në Kosovë. Mësohet se në këto objekte të larta banimi në “Lagjen e Boshnjakëve” janë vendosur familje serbe nga Vushtrria, nga Skenderaj, por edhe nga Istogu e Peja, të cilët kanë ikur pas përfundimit të luftës dhe janë vendosur në pjesë të ndryshme të Serbisë.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka njoftuar se në “Lagjen e Boshnjakëve” janë ndërtuar dy ndërtesa të larta banimi me nga 12 banesa, të cilat u janë ndarë familjeve me gjendje të rëndë sociale, si dhe çifteve të reja. Këto ndërtesa janë ndërtuar me mjetet e qeverisë së Serbisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu