Gjykata franceze vendos më 9 shkurt për kërkesën e Serbisë ndaj Haradinajt

0
722

Serbia ka dorëzuar dosjen e Ramush Haradinajt në Gjykatën e Colmarit, gjatë seancës e cila sapo ka përfunduar.

Shqyrtimi i kësaj dosje dhe kërkesës për ekstradim në Serbi do të bëhet të enjten e ardhshme nga drejtësia franceze, që e ka liruar me kusht kreun e AAK-së, pas arrestimit të tij më 4 janar.

Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i Haradinajt në Kosovës, Arianit Koci.

“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrotjes. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet me datën 9 Shkurt 2017”, ka shkruar Koci në profilin e tij zytar në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:  

Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrotjes.

Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet me datën 9 Shkurt 2017.

Asgjë nuk e ndal!

Liberté, égalité, fraternité

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu