“Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërpresë procedurën për formimin e qeverisë, deri në një vendim të ri”

0
109
“Gjykata Kushtetuese duhet ta ndërpresë procedurën për formimin e qeverisë, deri në një vendim të ri”

Gjatë ditës së sotme Presidenti i vendit Hashim Thaçi  ka dekretuar Avdyllah Hotin si kandidat për Kryeministër nga LDK-ja.

Pas këtij vendimi Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar çështjen në Gjyakatën kushtetuse për interpretim.

Gazeta Blic për ta pyetur më gjerësisht se si pritet të veprojë Gjyakata Kushtetuese në këto momente ka folur me Drejtorin Ekzekutiv të IKD-së, Ehat Miftaraj.

Miftaraj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka dhënë se ajo çka mund dhe duhet të pritet nga Gjykata Kushtetuese është që në një afat sa më të shpejtë kohor të caktoj masën e përkohshme, duke obliguar Kuvendin e Kosovës për të ndërprerë procedurat lidhur me formimin qeverisë së re deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese.

Miftaraj tutje thotë se Kosova me një demokraci të brishtë nuk mundet të përfundojë me dy qeveri që kontestojnë njëra-tjetrën, sepse kjo mund të qonte edhe në eskalimin e situatës.

“Përderisa në këtë fazë nuk mund ti jap vetës të drejtën për të komentuar lidhur me meritat e rastit, ajo çka mund dhe duhet të pritet nga Gjykata Kushtetuese është që në një afat sa më të shpejtë kohor të caktoj masën e përkohshme, duke obliguar Kuvendin e Kosovës për të ndërprerë procedurat lidhur me formimin qeverisë së re deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese.Kosova me një demokraci dhe kulturë parlamentare të brishtë, nuk mundet dhe nuk duhet që të përfundoj me dy qeveri të cilat do të mund të kontestonin njëjta tjetrën, situatë e cila do të mund të ndikonte edhe në eskalimin e situatës.” tha Miftaraj për Gazeta Blic.

Presidenti i vendit sot në një konferencë para gazetarëve deklaroi se ka marrë një letër nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ku i kumtohej se i mbështeste të gjitha kriteret për formimin e Qeverisë së re përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare.

Presidenti shtoi tutje se veprimet e ligjvënësve kanë qenë në përputhje me Kushtetutën, për çka tha se edhe vetë është i detyruar të ecë para në funksionalizimin e institucioneve pas shkarkimit të Qeverisë Kurti raporton Gazeta Blic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu