Gjykata Speciale i çon Mustafën, Veselin dhe Thaçin te Jahjaga

0
674

Gjykata Speciale

Krijimi i Gjykatës Speciale duket se po trajtohet me seriozitet nga institucionet e vendit. Për këtë sot, Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur, Kryeministrin Isa Mustafa, Kryeparalamentarin Kadri Veseli, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi dhe Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi. Ata janë pajtuar që të krijojnë një ekip teknik që do të shqyrtojë dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale,

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e dërguar nga Presidenca.

Presidentja Atifete Jahjaga takoi krerët e institucioneve të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi në takim të përbashkët krerët e institucioneve të vendit, Kryetarin e Kuvendit, zotëri Kadri Veselin, Kryeministrin, zotëri Isa Mustafën dhe Ministrin e Drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçin, për të bashkërenduar veprimet dhe obligimet institucionale dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale. Për shkak të vizitës jashtë vendit, Presidentja Jahjaga po ashtu ka takuar gjatë ditës Zëvendëskryeministrin, zotëri Hashim Thaçin.

Në këtë takim, krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu