Gjykata Speciale nuk i prek partnerët e BE-së dhe SHBA-ve

0
590

gjykata

Deri te vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale nuk po dalin të jenë vetëm akuzat e Dick Marty-t, por edhe heqja nga skena politike e disa njerëzve të mëdhenj institucional në Kosovë.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike ka deklaruar për Indeksonline se Gjykata Speciale do të heqë nga skena politike disa njerëz që prej kohësh janë mbi institucionet kosovare, pasi që sistemi i drejtësisë është i pafuqishëm drejt tyre.

“Nuk është e pamundur që një ndër aspektet e kësaj gjykate të jetë edhe pastrimi i skenës politike por edhe i mbrapa skenës politike nga disa njerëz që janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe qëndrojnë mbi institucionet e drejtësisë në Kosovë. Jemi të vetëdijshëm që sistemi i drejtësisë në Kosovë është krejtësisht i pafuqishëm të merret me njerëz që kanë pushtet edhe institucional edhe jashtëinstitucional. Kjo mund të jetë një arsye tjetër e themelimit të kësaj gjykate së bashku me akuzat e Dick Marty-t”, ka thënë Muhaxhiri.

Ai ka thënë se kjo gjykatë nuk do t`i prekë ata që kanë qenë partnerë të BE-së dhe SHBA-ve, pra sdo merren me peshqit e medhenj, por mund t`i prekë njerëzit e nivelit të dytë a të tretë në skenën politike.

“Po do të preken njerëzit e partive politike, do ishte dashur që ata që janë më të vjetër në këtë skenë të preken fillimisht se ata e kanë edhe përgjegjësinë më të madhe. Kjo varet nga planet strategjike që i ka Bashkësia Kombëtare. Nuk do të preken partnerët më të mëdhenj të SHBA-ve dhe BE-së në Kosovë, por do të jenë njerëz që janë të afërt por që nuk janë partnerë. Mund të jenë njerëz të nivelit të dytë apo tretë politik, por që janë jashtë fushës institucionale”, ka sqaruar Muhaxhiri për Indeksonline.

Sipas tij, se deri tani në Kosovë as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanë pasur efekt në drejtësinë e Kosovës, ndërsa Gjykata Speciale mund të jetë më efektive në këtë aspekt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu