Gjykata Speciale: Qeveria e Isa Mustafes shpejton të hartoi ligjet

0
701

Gjykata Speciale

Zyra e Presidentes Jahjaga ka treguar se Qeveria e Kosovës do të procedojë ligjet që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ligjet do të procedohen nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe ato do të shqyrtohen në komisionet parlamentare për t’u diskutuar dhe miratuar pastaj në Kuvend”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Aty përmendet se të gjitha çështjet që ndërlidhen me krijimin e Gjykatës Speciale janë duke u harmonizuar ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës.

Por kohe me pare Levizja „Vetevendosje“ dhe Partia e Fatmir Limes „NISMA“ dhe që esht e mundur të bashkangjitet dhe AAK-ja e Ramush Haradinaj, nuk do ta votoin asnje mandat të kesaj Gjykate.

Partite Opozitare e shofin te pa nevojshme nje Gjykat Speciale sepse krimet jan kryer nga Serbia dhe duhej të denohen Kriminelet serb që kryen Krime mbi Popullaten Shqiptaret dhe jo te barazohet pushtuesi me çlirimtarin.

“Sipas pajtimit në Zyrën e Presidentes, të udhëheqësve të institucioneve të vendit, ekipi i përbashkët teknik do të përfshijë të gjitha institucionet relevante për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për krijimin e Gjykatës Speciale. Tani është faza fillestare e bashkërendimit të veprimeve dhe të obligimeve institucionale për krijimin e Gjykatës Speciale, që është aprovuar në Kuvendin e Kosovës”.

Zyra e Jahjagës ka përsëritur se Gjykata Speciale nuk do të jetë kundër përpjekjeve kolektive të popullit por kundër veprimeve individuale dhe individëve që dyshohen se kanë kryer krime.

“Në gjithë këtë punë nevojitet një konsensus i përgjithshëm në etapa të ndryshme për zbatimin e obligimit ndërkombëtar. Krijimi i Gjykatës Speciale pasqyron angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me këto akuza në mënyrë të besueshme dhe për ta përmbyllur këtë kapitull njëherë e përgjithmonë. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi”, thuhet më tej në përgjigje.
Ditë më parë, Presidentja Jahjaga ka mbledhur Kryeministrin Mustafa, Kryeparlamentarin Veseli e Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin për të diskutuar për themelimin e Gjykatës Speciale. Pjesë e këtyre takimeve ka qenë edhe ish-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu