Gjykata Speciale vendoset në Holandë

0
840

Robert Bosch

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të vendoset në Holandë. Kjo është konfirmuar nga ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch.

Në një intervistë për RTV 21 ai bëri të ditur se kjo ishte kërkesë drejtuar Holandës dhe kjo e fundit dha përgjigje pozitive.

Bosch parashikon se Gjykata Speciale nuk do të mund të bëhet para verës së vitit të ardhshëm.

“Gjykata Speciale mund të formohet vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese në vend sepse për të pasur një Gjykatë dhe për ta mbajtur atë në një vend tjetër përkatësisht në Gjykatën Ndërkombëtare Holandeze pasi në këtë moment ju nuk mund të bëni një Gjykatë në një shtet tjetër”, tha ai.

“Unë nuk pres që formimi i kësaj Gjykate të arrihet shumë shpejt”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu